Shqiperia

‘Thyhet’ koalicioni qeverisës, PDIU e Idrizit braktis Ramën

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka braktisur koalicionin qeverisës.

Ditën e sotme PDIU do të mbledhë në orën 17:00 Këshillin Kombëtar, ku do të caktohet qartë edhe vendimi sa i përket bashkëpunimit politik, në një kohë kur na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet lokale. Vendimi për shkëputje nga qeverisja e Ramës vjen fill pas disa ngjarjeve që kanë ndodhur kohët e fundit, siç ishte largimi i dy deputeteve nga PDIU, ku Reme Lala iu bashkua PS dhe Elena Xhina në Elbasan, doli e pavarur.

‘Mollë sherri’ siç duket u bë Bashkia e Dibrës, shqetësime që i ka bërë publike edhe vet kryeministri Edi Rama. Ky i fundit shprehte shqetësimin e tij nga fuqizimi politik i drejtuesve lokalë të PDIU në Dibër.

Aktualisht deputet i vetëm i PDIU është Dritan Bici, i cili pak kohë më parë zuri vendin e Aqif Rakipit, pasi KQZ-ja i hoqi mandatin deputetit të qarkut të Elbasanit për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Pas mbledhjes së këshillit kombëtar do të votohet Shpëtim Idrizi që të mandatohet për të negociuar me Partinë Demokratike

Në mbledhjen e këshillit kombëtar pritet të votohet Shpëtim Idrizi si negociator me Partinë Demokratike, për një afrim të kësaj force politike me partinë opozitare më të madh në vend.
Burimi: BalkanWeb

OPINIONE