Tirana “proteston” me postera pro Izraelite

Ndërkohë që e gjithë bota zien nga protesta masive pro palestineze, Shqipëria duket sikur jo vetëm nuk është një vend musliman por një koloni Izraelite.  Fotot  në këtë artikull janë bërë sot në Tiranë në kryeqytetin shqiptar ku poster gjigande me fotot e pengjeve izraelite dhe me thirrje per rikthimin e tyre jane bërë pjesë e rrugëve kryesore të qytetit.

Para pak ditësh në Tiranë u organizua protesta e dytë pro Palestinës duke kërkuar ndalimin e genocidit ndaj popullsisë civile, ku protestuesit u gjendën të rrethuar nga kordonë policie njëjtë sikur të ishin në një shtet Izraelit. Po ashtu para pak ditësh Shqipëria nuk votoi në OKB pro rezolutës për armëpushim në Gaza.

Shqipëria ndërkohë është në procedurat e Censusit të regjistrimit të popullsisë ku ndër të tjera pyetjet drejtuar popullsisë lidhen edhe me përkatësinë e tyre fetare , që sic duket pas braktisjes së vendit nga shumë të rinj, rezultatet do të jenë befasuese edhe për përqindjen  e përkatësive fetare .

Shumë pyetje mbeten pa përgjigje se kush është financuesi i këtyre billbordeve të vendosur në rrugë kryesore të Tiranës, a do të lejonte Bashkia e Tiranës nëse sponsor privatë do të kërkonin vendosjen e posterave pro palestinezë duke bërë thirrje për armëpushim dhe shpëtimin e fëmijëve e civilëve në Gaza? Për më tepër që analistë të shumtë izraelitë hedhin dyshime të bazuara në fakte se pengjet mbahen nga vetë Izraeli dhe Hamasi është krijim i vetë Izraelit, atëherë nga kush kërkojnë lirim të pengjeve?/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne