Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Ish-bllokut në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.
Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./gazetaimpakt