GJND tha stop genocidin/ Izraeli vijon bombardimet, 25 të vdekur në 24 orë

25 civilë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në qytetin e Gazës sipas agjensisë së lajme e WAFA. Ngjarja ndodhi në zonën al-Tuffah në lindje të Gazës.

Që prej fillimit të luftës  me datën 7 tetor 2023, në Gaza kanë humbur jetën mbi 26 mijë civilë, ndërsa kanë mbetur të plagosur mijëra të tjerë.

Në lidhje me ofensivën ushtarake izraelite në Gaza Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë gjenocidin./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne