Nga Bajram Shabani
Të nderuar miq jemi duke jetuar në një kohë që pas PLANDEMISË POSTKORONA VIRUS bota ka ndryshuar për 180 shkallë, nuk është më ajo botë një polare që jemi mësuar ta shohim para KORONAVIRUSIT, nuk është më ajo Amerika-Anglia superfuqia e vetme prijëse e Perendimit që ishte deri para fillimit të ashtuquajturit KORONAVIRUS.
Dy lideret më të rëndësishëm të botës Rexhep Tayyip Erdogani dhe Henri Kisinxheri, gjatë kohës së plandemisë apo ti themi më mirė gjatë kohës kur u përdor arma biologjike KORONAVIRUSI, deklaruan që bota pas KORONAVIRUSIT nuk do të jetë më kurrë ajo botë që ishte më herët.
Ne sot jemi dëshmitar të një rendi të ri botëror pas KORONAVIRUSIT, me fillimin e të ashtuquajturit koronavirus filloi lufta e tretë botërore.
Menjëherë pas përfundimit të koronavirusit filloi faza e dytë e luftës së tretë botërore, me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, që nga 24 shkurti i 2022 kur Rusia ndermori AKSIONIN SPECIAL USHTARAK në Ukrainë për denazifikimin e Ukrainës nga bandat neonaziste të Stefan Banderës dhe të Xhafer Devës bota unipolare ka marrë fund.
Shenjat e shfaqjes së shembjes së Perandorisë Angloamerikane kanë filluar të shfaqen qysh pas renjes se ish Bashkimit Sovjetik, por tani më pas 24 shkurtit të 2022 SHBA është dobësuar shumë dhe definitivisht është në tërheqje.
Perandoritë kur fillojnë të shemben ato fillojnë nga mbrenda e jo nga jashtë, dhe perandoritë nuk bien menjëherë por shkon një kohë e gjatë derisa të shemben.
Pshembull shenjat e para të rënjës së Perandorisë sonë osmane filluan të shfaqen menjëherë pas vdekjes së sulltan Sulejmanit të Parë, kur osmanet pesojnë humbjen e parë në 1571 në Lepanto nga kryqëzatat okulte sataniste.
Nga viti 1571 Perandoria Osmane funksionoi edhe 360 vite te tjera, derinitivisht deri në vitin 1912 në Ballkan dhe më 1917 në Lindjen e Mesme, kur definitivisht 360 vite pas betejës së Lepantos osmanet humbin territoret e saja perandorake në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme.
Shumë politikolog të njohur amerikanë dhe perendimor shenjat e rënjës së Perandorisë angloamerikane I kanë hetuar qysh nga vitet 1950, Brzhezhinski ne librin e tij Vizionet Politike thotë që shenjat e dobesimit të Perandorisë angloamerikane-romake kanë filluar të shfaqen menjehere pas Luftës së dytë botërore.
Dijetari dhe sociologu musliman më i njohuri i të gjitha koherave IBN HALDUNI i cili kishte jetuar para 500 vitesh shprehet kështu në veprën e tij të famshme MUKADIME, shenjat e para të rënjës apo shembjes së një perandorie fillojnë kur në Perandori fillojnë të shfaqen padrejtësitë dhe kur lideret e perandorive fillojnë të largohen nga shenjteria fetare dhe nga vlerat morale.
Sipas dijetarit të famshëm IBN HALDUNIT, jetëgjatësia e një perandorie varet sesa e drejtë dhe sesa vlera morale e humane ka ajo perandori, Ibn Halduni thotë në vepren e tij famoze MUKADIME që drejtësia dhe vlerat morale janë baraspesha e funksionimit të botës.
Ndersa Perandoria Angloamerikane është ngritur mbi padrejtësi dhe vlera amorale, duke i dhënë rëndësi materjes dhe duke e anashkaluar botën metafizike, shpirtërore.
Perandoria Angloamerikane është ngritur mbi padrejtësi dhe vlera amorale, historia e ngritjes së Perandorisë Angloamerikane fillon me zhdukjen e popujve, gjenocidet, kolonializmin, neokolonializmin, plaçkitjet, materializmin, ateizmin, industrializmin dhe krijimin e kastave si ne shoqeritë e vjetra tribale në Indi.
Dhe tani më në fund po i vie fundi edhe kësaj perandorie, ashtu siç i erdhi fundi edhe Perandorisë zullumqare të Firaunit te Egjiptit i cili i bente zullum dhe padrejtësi Beni Israileve popullit të Musës as.
Edhe Perandorisë gjakatare angloamerikane më në fund po i vie fundi, sepse kjo perandori bëri zullum të paparë ndaj popullit apo UMMETIT të Muhammed Mustafasë SAVS.
Krijuesi i Madhërishëm nuk i duron zullumqaret përgjithmonë edhe pse i toleron për një kohë të caktuar, më në fund i godet edhe atë në mënyrën më poshtëruese.
Rënja e sistemit unipolar anglosakson dhe krijimi i një bote multipolare Evroaziatike për botën islame, është një fitore e madhe sepse me renjen e anglosaksoneve po çlirohet edhe bota islame dhe mbarë njerëzimi nga kthetrat e matriksit satanist qe quhet civilizimi perendimor pa besim në Zot.
Me shembjen e Perandorisë Anglosaksone definitivisht po bie edhe Izraeli krijesa sioniste e civilizimit të egër perendimor, sot jemi dëshmitar kur angloamerikanet po marrin goditje në Lindjen e Mesme nga Irani dhe goditje në Evropën Lindore nga Rusia.
Tani më me dobesimin e SHBA prijetares se botes perendimore, shoqëria e kësaj perandorie ka filluar të polarizohet dhe të përçahet nga mbrenda, një luftë civilile në SHBA do te ishte një sihariq për botën islame.
Tani më ka rene poshtë teoria e Fukujames i cili deklaroi menjëherë pas renjes se ish Bashkimit Sovjetik, se civilizimit perendimor anglosakson është fillimi dhe fundi i historisë.
Fukujama thoshte më nuk do të ketë civilizime tjera, sipas Fukujames civilizimi islam, ortodoks, ai budist kinez janë civilizime lokale ndersa civilizimi perendimor është civilzimnuniversal qe duhet ti imponohet mbarë njerezimit deri në fundin e historisë së njerëzimit.
Keshtu dikur mendonin edhe osmanet se civilizimi ynë është i përhershëm, por pikërisht kur mendonim qe civilizimi yne ishte i perhershem pikërisht atëherë u shemb.
Edhe civilizimi perendimor anglosakson po shembet pikerisht ne kohen kur është rritur arroganca e supremacisë së racës së bardhë, se nuk ka civilizim tjeter përveç atijë perendimor qe duhet te pranohet civilizimi anglosakson nga mbarë popujt joperendimor./gazetaimpakt