Tmerr në avion/ Po qante gjatë fluturimit, dy gra mbyllin në tualet fëmijën 1 vjeç (Video)

Një incident në një fluturim në Kinë ka ngjallur reagime pasi dy pasagjerë mbyllën një fëmijë të vogël në tualetin e avionit sepse ai po qante.

Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, në një fluturim të Juneyao Airlines nga Weiyang në Shangai. Vogëlushja, e cila po udhëtonte me gjyshen, nisi të qante gjatë fluturimit. Linja ajrore, në një deklaratë dy ditë më vonë, konfirmoi se gjyshja u kishte dhënë pëlqimin dy grave për këtë veprim.

Incidenti u bë viral pasi një nga dy gratë, Gu Tingting, postoi një video të saj duke e mbajtur vajzën e vogël në tualet.

Videoja e postuar në mediat sociale kineze duket se tregon një nga gratë duke i thënë vajzës se ajo do të dalë nga tualeti vetëm nëse ajo ndalon së qari. Mediat lokale thanë se fëmija ishte një vjeç, megjithëse kompania ajrore nuk ka dhënë detaje.

Reagimet ishin të menjëhershme dhe të forta pas publikimit të videos, ku shumë prej tyre i dënuan gratë për mungesë ndjeshmërie dhe ngacmime ndaj fëmijës.

“Unë thjesht doja ta qetësoja fëmijën dhe t’i lë të gjithë të pushojnë,” shkroi Gu në Douyin (ekuivalenti kinez i TikTok), i cili e bëri llogarinë e saj private pas reagimit./sot

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne