Mediat italiane flasin për një kontratë dyvjeçare, por duke mos zbardhur shifrat. Gjithsesi, Mourinho është i bindur për projektin që e pret te Roma, duke u bindur për të respektuar kontratën që zgjat deri në vitin 2024. Përveç surpriza, Mourinho do të vazhdojë në kryeqytetin italian, për të refuzuar kështu edhe pistat që e afronin te PSG, Real Madrid dhe Newcastle. Nën drejtimin e Romës, portugezi ka fituar një Conference League, ndërsa humbi në finalen e Europa League përballë Seviljës./Klan News
