Trazira në burgun e Gjadrit, 10 emigrantë në izolim pas përleshjeve, futen në qeli speciale

Tri ditë më parë, rreth 20 emigrantë në qendrën e Gjadrit në Lezhë shkaktuan një revoltë të dhunshme. Protesta e tyre u kthye në kaos të vërtetë: xhama të thyer, mobilie të dëmtuara, dyshekë të shqyer dhe dhoma të plaçkitura.

Tre prej tyre tentuan edhe një akt ekstrem, duke i shkaktuar vetes plagë me mjet prerës në përpjekje për të nxitur ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor. Për fat, lëndimet nuk ishin serioze.

Pas hetimeve, 10 prej emigrantëve u arrestuan dhe tashmë janë në regjim të izoluar brenda vetë qendrës, në qeli të ndërtuara enkas për raste të tilla. Tani e tutje, kontakti i vetëm që mund të kenë është me avokatët e tyre.

Ndërkohë, njëri prej tyre të cilit iu anulua urdhri i dëbimit është riatdhesuar në Itali./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne