Presidenti amerikan Donald Trump ka falënderuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve ndaj Iranit, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes tyre.
“Dua ta falënderoj dhe ta uroj kryeministrin Bibi Netanyahu,” tha Trump.
“Ne punuam si një ekip, ndoshta si asnjë ekip tjetër më parë, dhe kemi bërë hapa të mëdhenj drejt zhdukjes së këtij kërcënimi të tmerrshëm ndaj Izraelit. Dua të falënderoj edhe ushtrinë izraelite për punën e shkëlqyer që ka bërë.” /mesazhi