Savash VELIU
Nga Hanije dhe Hamasi erdhën lavde dhe falemnderimet për Erdoganin që inicioi armëpushimin me lirimin e pengjeve palestinezë por jo vetëm aq ishte dhe mundi i Turqisë që të lironte pengjetë Tailandez nga pjesëtarët të Hamas. Prej sot dhe Tailanda do të qëndroi në vijën e Turqisë të përfshihet si shteti garantore e paqes në Palestinë.
Ishte flaka e Gazes që përfshiu njerëzimin e cila do kaplonte tërrë botën nëse do të heshtej para barbarisë israelite sepse edhe vet bota është pengu e cila pret të çlirohet nga kthetratë e sionizmit jehud sepse edhe regjimet e tyre janë instrumente të amerikës sioniste para cilës gjithnjë heshtin. Pra, ju pyesim a është Pafytyrësia amerikane drejtësia juaj që heshtni para çdo barbarie!???
Ishte fjalimi i presidentit Erdogan e konsideruar si leksiondhënije Evropës siç ishte edhe trimëria e Gazes që së bashku reflektuan në ca shtete brenda BE-së të ndërrojnë qëndrimet e tyre ndaj Parlamentit Evropian e cila poqese do vazhdonte të mbështeste israelin ata do ta bllokonin tentativat që mbrojn israelin kundër palestinezëve. Ky qëndrim shkaktoi reagimin e Parlamentit Evropian të ndryshoj procedurën ligjore të unitetit votues me ate të drejtës së shumicës së votimit ngase vetëm nëse një antare e kundërshtonte një iniciativë ajo bllokohej pa u kaluar… Por sidoqoftë, në anën tjetër kjo procedurë do ta përshpejtonte përçarjen brenda unionit si domino efekti me Brexite të tjera prej Bashkimit Evropian që do çonte deri te rrënimi i saj si organizëm!
Dhe vijm deri aty që të thonë ca bashibozuka se “Hamasi është një organizatë terroriste, në fund të fundit” për anëtarët e nderuar të Hamasit që burojn nga vet keqdashësit të islamit sunit. Nëse Hamasi do të ishte një organizatë terroriste, segmenti laik në vendin tonë, do të ishin mbështetësit më të mëdha i Hamasit.
Të njëjtat thënie i dëgjojmë sot dhe ndaj Vëllezërit Muslimanë Ikhvani që nënkupton të njëjtën gjë sikur Hasan el-Bena dhe Sejid Kutubi janë jobesimtarë, pra kjo vjen nga goja e “dijetarëve” oborrtar të tagutëve sauditë që me taxhinë i ushqejnë talebetë e tyre të ashtuquajtura selefistë ose xhehnemistë wehabij të cilët zgjohen sikur të prekurit e xhindosur gjithnjë kur plasë konflikti mbi muslimanët të aktivizuar nga Anglia dhe Amerika.
Jemi në kohën më kritike të botës në të cilën kalon sot Turqia e cila është ferrë në sytë e shijave dhe Wehabijt ngase urrejn fuqizimin Ekonomik të saj pas mëvetësinë e fituar të Forcave Ushtarake duke arritur të dominoj me avionët dhe dronet papilot qiejt mbi Mesdheun dhe kështu ajo u shton frikën armiqve të xhindosur kurse rehatinë miqëve të cilët i qëndrojnë besnik!
Nuk është Lufta e Gazes luftë e kufizuar me Hamasin por është luftë përtej saj andaj ahmakët nuk e kuptojnë se kjo është e planifikuar si Turqia të futet në afekt brenda konfliktit të Gazes pastaj të shpartallohet.. Pra zgjuarsia është t’i iket kafshimit të parë të akrepit i cili të paralizon e pastaj për armikun është lehtë të shpartalloje nga fuqia e arritur në tërrë njëzet vitet e fundit!
Pra të nisemi prej fillimit të ngjarjeve të 7 tetorit kur israeli hapi gojën dhe tha se Hamas është i barabartë me ISIS, dhe si në korrë u ripërsërit fraza e njëjta nga shtetet perëndimor, plan i njëjtë me 11-shtatorin derisa Macron të çohet të thotë se duhet formuar një koalicion të përbashkët ndërkombëtar prej 35 shteteve dhe të luftohet Hamasi!
Dhe kështu Mesdheu u stërmbush me anije dhe nëndetëse perëndimore e që erdhi deri në pikën e vlimit kritik dhe në çastin e para konfliktit të madh Ishte Erdogani që tuboi miliona protestues në Turqi dhe bëri bujën më të madhe se po të dërgonte 1000 tanke e një ushtri të tërrë në Gaza e cila nuk do ta arrinte këtë efekt si fjalimi kërcënues para mediave botrore kur shpalli Hamasin një Organizatë të krahut politik të çlirimit të Palestinës kurse israelin një shtet terroristë!!!
Dhe jorastësishtë në të njëjtën kohë ish gjenerali amerikan paralajmëroi se Turqia është gati të tuboj një ushtri prej 2 milionë ushtarësh dhe të mbërrij në Kudus në një kohë të shkurtër… Ishte ky sinjali kritik për perëndimin që i njëjti Macron ti Rrotullonte fjalët për 360° duke thënë se, Israeli që bën mbi civilët palestinezë është një barbari e paparë. Nuk shkoj një kohë dhe e gjithë bota perëndimore u tronditë nga protestat masive propalestinës përkundër kërcënimeve të regjimeve të tyre se do ti ndalonte dhunshëm por, krejt ishte e kot, populli vetëm se shtohej duke detyruar Gaza të ndiqej ‘live’ 24 orë!
Pra, nëse një shtet nuk ka lider, ai shtet mbetet në mëshirën e armikut.
Ja pra, çfarë mund të bënte mëshumë se kaq një lider si Erdogani i cili parandaloi një konfliktë të madhe në Lindjen e Mesme, e cila u largua për një kohë të mëtutjeshëm përkundrazi shteteve arabe dhe iranit që vetëm sodisin vrasjet!
Kurse Ish Kancelari Gjerman Gerhard Schröder, në vitin 2020 në librin e tij “Mundësia e fundit” shkruan:
– Evropa ndaj Turqisë duhet ta ndryshoj politikën e saj rrënjësishtë, sepse i pëlqeu apo jo Evropës, Turqia do të jetë fuqi dominante rajonale e më gjërë.
– Turqia do të jetê në nivel të njejtë me Kinën dhe Rusinë, dhe si e tillë do të jetë aktore e rëndësishme në politikat botërore.
– Është gabim i madh të mendohet se Turqia pas Erdoganit do ti ndryshoj politikat. Të jeni të sigurt se Turqia, me ose pa Erdoganin do të jetë top 4-she në politikat globale!
Tani Besoj se edhe ju skeptikët më të hutuar të keni kuptuar realitetin botëror se pa faktorin Turqi nuk zgjidhet asnjë problem akut në këtë rajon të brisht politik!/Gazetaimpakt