Turqia kërkon transferzallën e gjelbërt ballkanase..!

Nga Savash Veliu

Në këto përplasje të mëdha globale që mëton ta ringjallë rolin e fuqive të reja botërore nuk ik nga syri rireshtimi i Turqisë në Ballkan si fuqi politiko-ekonomiko-ushtarake, ku këto hapësira janë strategjia e vetme për qetësimin e gjakrave etno-fetare të mbjellura në njëqindvitet e fundit nga kolonizatorët demokratik.

Duke kritikuar konceptet perëndimore që e trajtojnë Ballkanin si zonë periferike gjeo-strategjike të Evropës së lënë pas dore, Turqia e trajton Ballkanin si zonë qendrore të Mesdheut Evropian pa të cilën ajo mbetet e përjashtuar nga dy kontinentet e Mesdheut. Ballkanin e trajton si bafër-zonë (si tampon zonë) ndërmjet Evropës dhe Azisë, duke filluar nga Baltiku e deri në Mesdhe. Vlera e dytë e Ballkanit (Osman) është pesha e tij gjeo-ekonomike, ndërkaq vlera e tretë është ndërveprimi kulturor i cili ka punuar në indin e këtyre popujve shekullor.

Në këtë plan përfshihet Ballkani në tërësi, pastaj Lindja e afërt, përfundimisht edhe Afganistani. Në këtë mënyrë, Ballkani prej një zone periferike të Evropës shndërrohet në qendër të një force të re universale, (të ngjashme me atë osmane), ku rolin kyç do ta ketë Turqia e re. 

Besoj se nuk ik prej syve sa janë intensifikuar takimet në mes krerëve të SHBA – Turqi – Rusi! Mund ta paramendojmë se një lojë intensive në tablon e shahut Global është në ritëm si asnjëherë më parë! Dihet se këto tri fuqi kanë shumë gjëra në kundërshtim në mes vete! Por bashkohen në udhëkryqet e interesave strategjike atyre ekonimike dhe ushtarake… Rusia e shfrytzon kohën dhe qeverinë e Trampit ashtu si e shfrytëzon edhe Turqia njëlloj! Turqia intenzivishtë përshpejtoj ngritjen ekonomike dhe modernizimin e armatës me armë super moderne pas dhjetra sprovave meritore dhe për momentin është shteti i cili i detyroj superfuqitë në respekt e nderim në rolin e superfuqisë së Re e cila mban ekuilibrin e pozitës strategjike në mes tri Kontinenteve!

Ishte Plani Marshall i projektuar prej Gjermanisë dhe SHBA më vitin 1979 që do shpërbënte  Jugosllavinë titoiste i ndarë në dy zona interesi duke siguruar Gjermania botën katolike (sot me neo-djathistët) kurse muslimanët dhe ortodoksët sllav me Greqinë (me neo-majtistët ateist)  Amerikanët, por këto planprojekte papritmas arriti të prish ngritja dhe rritja e Turqisë e cila me dekada ishte margjinalizuar nga direktiva e NATO-SHBA, përfundimishtë.

Tani strategjia Turke në lojë me Ruset është lëvizja më e rafinuar e një shteti i cili doli nga sprova e puçit ushtarak dhe Rusia e dëshiron Turqin me çdo kusht për shkak të aleancës e cila ndërlidhet me shtetet turkmene dhe ato të kaukazit që kanë marreveshje ushtarake me lider shtetin e madh rajonal!

Ndërsa Rusia kurrë më fortë se tash nuk është pozicionuar gjeopolitikisht dhe shpreson në marrëveshjet Tranzite ku ajo tenton të përfiton një Bazë ushtarake në Turqi dhe tjetrën në Serbi ndërsa përmes urës lidhëse me SHBA – Angli – Rusi ta dëmtojn dhe nxjerrin nga ekuilibri ekonominë Evropiane të cilën vetëm pozicionimi i Turqisë pran saj e shpëton nga shpërbërja e saj!

Spekulohet në Mediat britanike se me marrëveshjen Amerikane, Rusis dhe Turqisë i tolerohet kontrolli mbi shtete ballkanike, në këtë lojë ndërlidhet edhe Hungaria e cila ka kriju raporte të fuqishme me Rusin dhe ka shkëput lidhjet përgjysëm me Brukselin! Atëherë analizatë e ekspertëve të gjeopoltikave rajonale thonë se, Rusia mund të futet në Hungari, Serbi, Rumuni ndërsa Turqia në Bullgari, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bosnje ky është korridori i gjelbërtë ose ‘’Transferzalla e Gjelbërt’’!

Tash kuptohet përse Evropa bashkë me SHBA-të nuk shpenzojnë miliarda dollarë për ndihmë shteteve të Ballkanit veç serbisë të integrohen në Bashkimin Evropian, të cilët hasin në vështirësi ekonomike dhe politike ja ca dekada resht.

Ja përse Gjermania investon miliarda euro të rënda serbisë kurse shqiptarëve u shpërdan vetëm rekomandime shterpe të mbështetura në demagogji retorike… Edhe SHBA-ja aktron dhe kritikon Personat politik të cilët kanë probleme shprehimisht me ligjin kurse Serbia pas gjitha atyre krimeve të bëra me udhëheqësit e tij kursehet! Përse, ngase serbia do ti takoj Ruso-Gjermanisë derisa Kosova dhe Shqipëria zonës së Turqisë.  

A thua udhëheqësit dhe intelektualët e mendësis së skaduar moniste kanë kuptuar se nacionalizmi ekstrem antiturk si ideologji marksisto-enveriste dhe titoiste morri fund si ide duke mos harruar se ajo doktrinë ende vazhdon të jetoj në mendjet e tyre shterpe të detyruar tani para realiteteve të reja politike në Ballkan të shpejtojnë liderët e Kosovës (Albin Kurti) dhe ca opozitarëve të Maqedonisë të vizitojnë Parllamentin e madh turk duke pozuar me politikanët turk që është tregues i mjaftueshëm për ndryshimet politike që ndodhin në këto hapësira shqiptare duke rikujtuar se Turqia i dërgoi Shqipërisë mbi 350 mijë dokumente arkivore osmane… Pse?!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne