Turqia shpall ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian

Turqia do të mbajë një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi, tha presidenti i vendit Rexhep Tayyip Erdogan.

“Ne kemi vendosur të shpallim një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit Raisi”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Duke vënë në dukje rolin e Turqise në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit për Raisin pasi dolën lajmet për rrëzimin e helikopterit me të cilin po udhëtonte presidenti iranian, Erdogan tha:

“Një dron Bayraktar Akinci kreu 7,5 orë aktivitete kërkimi dhe skanimi në rajon, pavarësisht kushteve të vështira të motit, dhe fluturoi gjithsej 2.100 kilometra”, shtoi ai, duke iu referuar mjetit ajror pa pilot të prodhuar në Turqi.

Pas rrëzimit të helikopterit të Raisit, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqise caktoi një dron Akinci dhe një helikopter të tipit “Cougar” me aftësi shikimi natën për të ndihmuar në aktivitetet e kërkimit.

Raisi po kthehej nga ceremonia e inaugurimit të një dige në kufirin Iran-Azerbajxhan të dielën kur ndodhi aksidenti, sipas transmetuesve shtetërorë iranianë.

Përplasja rezultoi gjithashtu në vdekjen e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, si dhe atë të Malik Rahmetit, guvernatorit të provincës së Azerbajxhanit Lindor, dhe Imam Ayatollah Ali Hashimit të provincës Tabriz./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne