TURQIA HAP KAPITULL TË Rl GJEOPOLlTlK

Savash Veliu

Pas 28 Majit fare leht u prit Turqia të kthej taktikën e aksit politik më pran Amerikës duke ndryshuar Kabinetin presidencial me atak pozicionim drejt perëndimit që nenkuptonte se Erdogan me Hakan Fidanin dhe İbrahim Kalın doli më i fuqishmi sot… Këte e thonë dhe mediat perendimore… Kurse gazeta Gjermane – BILD thotë; Erdogani është si Supermeni… njeriu që arriti të përdor inteligjencën e tij për të marrë ate qe do.

Në të vërtetë ai i dha Suedisë 7 kushte dhe bëri pazar përsëri me sukses me NATO-n dhe Bashkimin Europian.
Me futjen e Suedisë në NATO, Turqia as fiton as humb, sepse kryebabai i terrorizmit botëror është Amerika me bashkëterroristët PKK dhe FETO, dhe ky i fundit nga Amerika vepron apo!?

Janë Llogaritë diplomatike të Ankarasë në një fushë të vështirë shahu gjepolitik që tregon se Duhet të jemi realist e të shohim fuqinë e detyrimit ndaj Suedisë apo EuroAmerikanve të cilët kanë ndërtuar një Sistem kontrollues e cila punon për interesatë e tyre nacionale që ka nënshtruar botën në sistemin skllevërues të varshmërisë jetike me teknologjinë dhe armatiminë e kontrolluar nga Dollari, andaj përpjekjet janë në drejtimin e bërjes së një rirenditjeje të re botërore e larguar nga ky sistem imperialist tê cilên e zhvatë angloamerika.

Fitorja e Erdoganit në zgjedhjet presidenciale në Turqi më 28 maj forcoi bashkëpunimin midis Ankarasë dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe pritet një rihapje e re e marrëdhënieve tripalëshe me Arabin Saudite, Katarin dhe Emiratet Arabe për rrjedhojat ekonomike.

Kështu do përmirësohen armiqësit e vjetra me Greqinë, Egjiptin dhe Israelin sepse bota është para një kërcënimi serioz me luftë botrore andaj duhet amortizuar acarimet mes palëve deri në minimum.

Pozicionimi pro Aleancës veriatlantike përforcon krahun e NATOs dhe dobëson krahun Lindor këte e di çdo strateg politik, e më së miri Erdogani. Tani a thua nuk ka neutralitet më, edhe pse takime me Rusët mund të ndodhin për shkaqe taktike dhe ekonomike por kjo nuk do të thotë se Turqia është në anën e perëndimit sepse ajo ka kapur perëndimin në çastin më të dobët dhe do shfrytëzoj përçarjen brenda NATOs!

Revista The Guardian:
“Kushdo që ndjek metodat e negociatave të Erdoganit e di se ai është mjeshtër dhe pret momentin më të dobët të negociatorit përpara se të bëjë lëvizjen e tijë përfundimtare.

Në anën tjetër, Turqia nuk e le keq Rusinë por gjithsesi ka lënë një derë të pasme për bashkëpunim të afërt me Putin sepse kështu forcon ndikimin e saj në Azinë Qendrore apo siç është quajtur më parë me emrin e vërtetë të saj ‘’TURKISTAN’’, kjo forcon dorën Erdoganit në tavolinën e bisedimeve. Të them të drejtën thuhet se Aleksandër Dugin është mendimtari që ka shprehur i pari inicijativën për formimin e Shteteve Turke të Azisë Qendrore, por me sa e di unë kjo nuk përputhet me ideologjinë e instaluesve të Putinit në fronin RUS… sidoqoftë Erdogan ka planet e tij!

Janë ca që thonë se Putini ishte që ndihmoi Erdoganin për president në zgjedhjetë e fundit, por mos harojm se, Putin në këtë rast e ndihmoi Rusinë e jo Erdoganin. E vetmja zorë e frymëmarrjes së Rusisë është Turqia, sepse nga tê gjitha anët Rusia është e ngushtuar brenda tokës pa dalje në detratë e saja, kurse tani është e ngushtuar edhe nga Baltiku nga NATO me Finlandën dhe Suedinë, dhe e vetmja dalje e Rusise mbetet Deti i Zi që kontrollohet nga Turqia me Bosforin.

Pra këtu si analist të hap një parantez se, vajtja e Rusisë në këtë drejtim kritik do të detyroj t’ia falë Turqisë tokën e Krimesë qê bashkarisht të kontrollohet Deti i Zi, nëse nuk ndodh kjo atëherë Turqia mund të fusë Flotën e NATOs në Detin e Zi, dhe vdesë Rusia! Kêshtu ka ndodhur me armatosjen e Kosovês me armê tê sofistikuara si njê mesazh Rusisê se Ballkani êshtê tokê Turke, larg duart prej aty.

Tani të shohim, çfarë ka bërë Turqia për dy dekadatë e fundit; Ajo fitoi lndustrinë e Mbrojtjes ose Armatosjenë vendore që e përbën shtyllën kurizore të Shtetit.

E dyta; e fitoi Luftën kundër Terrorizmit.

E treta; e fitoi Luftën brenda Shërbimit Sekret dhe e katra; fitoi Pjesërishtë luftën e Energjisë, pra me Petrolin dhe Gazin natyror i cili çdo ditë guflon kudo.

Tani ka ngelur vetëm rregullimi i çështjes Ekonomike brenda kêtyre tre viteve tê fundit deri më 2026 duke e përforcuar atakun ndaj Evropës si qendra kryesore e tregëtisë turke, por edhe me Amerikën duke i përmirësuar marrëdheniet e ngrira me Biden ku Turqia pret miratimin paçare të furnizimit me avionat F-16 për ruajtjen e epërsisë ajrore në regjionin e Mesdheut derisa tê prodhohet avioni vendor KAAN etj.

Pra, njohësit e cekët të strategjive politike turke duhet të kuptojn se, “Dollari” nuk ngrihet shkaku i Erdoganit pse nuk mund ta drejtojë vendin. Po ngrihet sepse bota nuk mund ta sundojë Erdoganin..!

Pra çështja e dytë e kësaj rotacioni është; Turqia para vetes ka zgjedhjet lokale por edhe Biden ka punët pisk andaj duhet të përmirësoj imazhin e brendshëm politik tek popullata amerikane sepse Erdogan dhe Putin do e mbështesin Trumpin nê zgjedhjet amerikane dhe duhet të bëj koncesione Turqisë. Në këtë formë Erdogani forcon dorën e vet para opozitës turke e cila në vazhdimësi si promotor zgjedhor e përdor synimet europerëndimore duke e kritikuar pozitën se ajo ka rëshqitur në aksin Lindor që është kundër aspiratave Evropiane. Pra, Erdogan me një gur gjuan shumë shpezë… ky është mjeshtëria e tij në tablon e shahut botror!

Andaj ata që shpejt bien në pesimizëm le të kuptojn se Kauza e Mendimit mund të ndryshoj por Qëllimi Kurrë.!
Pra. Vlera e njeriut nuk është përfitimi i dhënave dhe arritja e ideve të larta, vlera e tij e vërtetë është që idetë e larta të jenë vetë ai, puna e tij, jeta e tij e brendshme dhe jeta e tij e jashtme.

Allahu na thotë; ‘’Mos uftoni me armikun derisa sjeni forcuar, pra kjo është rruga e Erdoganit. Kurse Muhammedi a.s. thotë; Bëjni Paqe me armikun derisa ushtarakishtê të forconi…’’!

Këta janë keshillat të Kauzës Islame që është mbi gjitha çështjetë tjera, andaj bëjmë sabër se BabaSulltani nuk lëshohet leht prej dore në çdo lak të vështirësuar nën emocione e të humbim në fuqi. Nëse prej dore i lëshojm shpejt Luanët do të na i han qent e armikut, thotë shehidi Muhamed Mursi.!

Është një rregull e pashkruar; Sa do qoftë njohës i mirë dhe fitues të jesh në tavolinën e bixhozit ajo zgjat derisa njëri nga lojtarët të nxjerr revolen mbi tavolinë dhe prej atij çasti ai është Fituesi i lojës!

Andaj, prej vitesh Turqia qetesisht zhvillonte Industrinë e Mbrojtjes vendore qê mê lirshëm tê ulet me Revolen mbi Tryezën e komarxhive dhe tê luaj lojën e vet..!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne