Prokuroria e Palermos ka regjistruar procedimin ndaj të dyshuarve, të lidhur me mafian, që dyshohet se janë vrasësit e Piersanti Mattarella, në atë kohë presidenti i Rajonit të Siçilisë, i cili u ekzekutua më 6 janar 1980 në Palermo.
Sipas La Repubblica, kjo do të kishte një pikë kthese në hetimet e rihapura për vrasjen e vëllait të kreut aktual të shtetit italian, Sergio Mattarella.
Për vrasjen e Mattarellës u dënuan vetëm nxitësit, anëtarët e Cosa Nostra Cupola. E veja e Mattarellës identifikoi Valerio Fioravantin, kreun e Nar, në fotot e publikuara pas arrestimit si një person shumë të ngjashëm me vrasësin e bashkëshortit (krimi që ndodhi në sy të saj).
Valerio Fioravanti dhe Gilberto Cavallini më vonë u shpallën të pafajshëm. Kur kanë kaluar 45 vite nga vrasja, Prokuroria e Palermos ka mbledhur të dhëna dhe prova të reja që forcojnë dyshimet kundër të dyshuarve të rinj.