Uashingtoni tërhiqet nga akuzat kundër Iranit

Departamenti Amerikan i Shtetit është tërhequr nga akuzat e tij për gjoja shkeljen e traktatit NPT nga ana e Iranit.

Ky organ pas shumë polemikave më në fund u detyrua të tërhiqet nga deklaratat e mëparshme dhe në raportin e tij vjetor paraqitur në Kongres lidhur me zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka ndryshuar dukshëm qëndrimet e veta.

Raporti i DASH duhet të prezantohet çdo vit nga zyra për kontrollin e armëve të këtij departamenti. Në raportin paraprak të këtij organi është thënë se Irani ka shkelur nenet 2 dhe 3 të traktatit NPT të cilin e ka nënshkruar që prej vitit 1970.

Mirëpo në raportin që i është paraqitur Kongresit, DASH është mjaftuar vetëm me përdorimin e fjalës shqetësime mbi mundësinë e shkeljes së zotimeve nga ana e Iranit.

Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit.

Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne