Udhëheqësit myslimanë bëjnë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës izraelite në Gaza

Në deklaratën përfundimtare të takimit të krerëve të vendeve arabe dhe islamike në Riad, u theksua domosdoshmëria e thyerjes së rrethimit kundër Gazës dhe dërgimi i autokolonave të ndihmave humanitare.

Në deklaratën përfundimtare të këtij takimi, duke dënuar sulmin e regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës, krimet e luftës dhe vrasjet e tmerrshme, u theksua nevoja për heqjen e rrethimit të vendosur ndaj Gazës dhe hyrjen e menjëhershme të autokolonave të ndihmave humanitare që përfshijnë ushqime, ilaçe dhe karburant për Gazën.

Në këtë deklaratë thuhet: “Ne i kërkojmë Këshillit të Sigurimit të marrë një vendim të menjëhershëm për të dënuar shkatërrimin brutal të spitaleve në Rripin e Gazës nga Izraeli. Gjithashtu kërkojmë nga të gjitha vendet të ndalojnë eksportimin e armëve dhe municioneve për forcat okupuese izraelite”.

Deklarata përfundimtare e takimit të krerëve të vendeve arabe dhe islamike theksoi gjithashtu se përshkrimi i luftës hakmarrëse kundër Gazës është kundër parimit të vetëmbrojtjes apo justifikimit të saj me çdo pretekst.

Pjesëmarrësit e samitit të vendeve arabo-islamike në deklaratën përfundimtare të takimit të tyre theksuan: “Ne dënojmë shpërnguljen e rreth një milion e gjysmë palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës në jug, i cili konsiderohet krim lufte sipas Konventës së Katërt të Gjenevës të vitit 1949 dhe aneksit të saj të vitit 1977, dhe kërkojmë që palët në Konventën e Gjenevës të marrin vendime dhe masa kolektive për ta dënuar atë. Gjithashtu kërkojmë nga të gjitha institucionet përkatëse të OKB-së që të përballen me përpjekjet e autoriteteve të regjimit pushtues izraelit për të vazhduar këtë situatë të mjerueshme dhe çnjerëzore dhe theksojmë nevojën për kthimin e menjëhershëm të refugjatëve palestinezë në shtëpitë dhe tokat e tyre”. Krerët e vendeve arabe dhe islamike kërkuan gjithashtu që Këshilli i Sigurimit të marrë një vendim të prerë dhe detyrues për të ndalur agresionin e regjimit sionist kundër Palestinës, dhe ta detyrojë regjimin pushtues izraelit të respektojë ligjet ndërkombëtare, ligjet humanitare dhe rezolutat ndërkombëtare./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne