Nga Dritan Goxhaj
Me datë 1 qershor Ukraina ndërmjet një sërë sulmesh terroriste ndaj disa objektivave civil si ura e hekurudha, ndërrmori edhe një operacion për të goditur avionët Bombardues Strategjik Bërthamor të Rusisë, të stacionuar në 4 baza të ndryshme ajrore në gjithë territorin e Federatës Ruse.
Presidenti i Ukrainës e paraqiti këtë sulm të nivelit taktik, si një veprim ushtarak kompleks në mbledhjen e NATO-s në Vilnius një ditë më mbrapa, si një vizon strategjik të Ukrainës.
Le ta analizojmë gjithë atë çfar ndodhi për të kuptuar se çfar ishte në të vërtetë dhe kujt i shërbeu
Gjithë ushtritë e botës dhe edhe në këtë rast ushtria Ukrainase, ajo e NATO-s dhe ajo Ruse e zhvillojnë luftën e tyre bazuar mbi një doktrinë të parapërgatitur dhe në këtë doktrinë veprimet ushtarake ndahen në tre nivele. Niveli Strategjik – Niveli Operacional – Niveli Taktik.
Sulmi ndaj bombarduesve strategjik bërthamor Rus normalisht që nuk është një operacion që mund të konceptohet brënda një nate dhe as brënda një jave.
Ky lloj operacioni ka nevojë për një planifikim të gjatë qoftë nëse në të është e përfshirë vetëm një forcë ose edhe disa forca njëkohësisht.
Dhe gjithashtu në fazën finale ka nevojë për detaje specifike të bazuara mbi të dhënat e zbulimit mbi situatën e fundit në terren.
Si ta kuptojmë gjithë këtë paragraf që duket pak abstrakt.
E para Ukraina deklaroi se ju deshën 18 muaj që të përgatiste këtë operacion. Pra kjo vërteton fjalinë e parë të paragrafit të mësipërm se nuk është përgatitur brenda një nata e as brenda disa javësh.
I gjithë ky operacion është kryer vetëm nga Shërbimi Sekret Ukrainas, pra kjo tregon se në të nuk kemi pjesëmarrje të forcave të tjera të Ukrainës. Ose thënë më mirë në këtë rast nuk kemi as një forcë ushtarake të përzier, pasi Shërbimi Sekret nuk është pjesë e Forcave të Armatosura.
Dhe kjo na tregon se në vetvete ky operacion nuk ishte një operacion kompleks ashtu si e quajti Presidenti i Ukrainës. Operacionet komplekse në të tilla raste kanë të bëjnë me përfshirjen e një sërë forcave të tjera të Forcave të Armatosura.
Dhe duke mos pasur kompleksitet forcash, pra duke mos pasur një kooperim dhe koordinim të veprimtarisë së disa forcave nuk jemi në nivelin operacional, por mbetemi vetëm në nivelin taktik pasi ky nivel ka të bëjë vetëm me ekzekutimin në nivel final të çfardo lloj plani të konceptuar.
Dhe për të realizuar me sukses këtë operacion patjetër që Shërbimit Sekret Ukrainas i janë dashur të dhëna të zbulimit të minutës së fundit nga terreni.
Këto të dhëna të zbulimit i përkasin asaj që njihet si “Zbulimi Strategjik”, pasi duke qënë se bëhet fjalë për objektiva në thellësi të territorit Rus duhet patjetër zbulimi satelitor.
Por Ukraina nuk ka një zbulim të tillë, për të tilla objektivë ajo mbështetët tek NATO dhe Amerika.
Amerika këtë zbulim satelitor strategjik e kryen nëpërmjet një strukture zbulimi të quajtur “5 Eyes” (5 Sytë).
Quhet e tillë pasi në të marrin pjesë 5 shtete – Amerika – Anglia – Kanadaja – Zelanda e Re – Australia, ku edhe kjo strukturë ka qendrën e saj.
Lind pyetja që përse këto 5 shtete duhej të mbanin nën mbikqyrje këta avionë rus?
Në vitin 1991 Amerika dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marëveshje që quhej START (Strategic Arms Reduction Treaty) (Marëveshja për Reduktimin e Armëve Bërthamore) dhe në vitin 2010 e nënshkroi sërish, por këtë rradhë me Rusinë, pasi Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më.
Dhe kjo marëveshje përfundon në vitn 2026 dhe parasheh si veprim kryesor që Bombarduesit Strategjik Bërthamor të të dyja vendeve duhet të qëndrojnë në baza ajrore në vendqëndrime të hapura, që të jenë të verifikuehsme dhe nën monitorim të NTM (National Technical Means) (Mundësive Teknike Kombëtare), që do të thotë nëpërmjet imazheve satelitore.
E njëjta gjë ndodh edhe me avionët amerikan B-52 dhe B-2 të cilët janë të vendosur në tre baza ajrore në Amerikë.
Dhe kjo shpjegon edhe arsyen pse këta avionë ishte e lehtë deri diku për t’i goditur pasi nuk ndodheshin nën vendstrehime të veçanta si avionët e tjerë.
Por a ka vënde të tjera që mund t’i kenë dhënë Ukrainës të dhëna të tilla strategjike?
Më datë 21 nëndor të 2024 ministri i Mbrojtjes i Ukrainës deklaroi formimin e një grupi të ri kooperimi të mbrojtjes të quajtur “ Grupi i Veriut-Ukriana” të përbërë nga 12 shtete Europiane. Të cilat janë Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia, Islanda, Estonia, Letonia, Lituania, Gjermania, Hollanda dhe Anglia.
A mund këto vende ta zëvendësojnë zbulimin strategjik Amerikan të 5 Syve për nevoja të Ukrainës?
Në 2022 Finlanda i ka dhënë me qera Ukrainës një satelit vëzhgimi me radar të kompanisë finlandeze Iceye.
Në 2024 Gjermania financoi zgjerimin e kapaciteteve të vëzhgimit satelitor të Ukrainës nëpërmjet kompanisë gjermane Rheinmetall dhe asaj Finladeze të sipërcituar.
Ndërsa në mesin e 2024 Hollanda ka paguar për një vit kompaninë amerikane civile të satelitëve Maxar që merren me fotografimin e vazhdueshëm të sipërfaqes së tokës dhe në vecanti të sipërfaqes së Rusisë dhe instalacioneve të saja ushtarake.
Ndërsa Anglezët ndajnë me Ukrianën të gjitha të dhënat satelitore që përfitojnë nga pjesëmarrja e tyre në 5 Sytë.
Ndërsa Polonia ka paguar dhe vazdon të paguaj për hesap të Ukrainës përdorimin e satelitëve Starlink, shumë të nevojshëm për finalizimin e këtij operacioni, pasi nëpërmjet tyre u bë edhe komandimi në distancë, që nga Ukraina i dronëve që sulmuan bazat ajrore Ruse.
Dhe pikërisht dy javë para këtij operacioni Anglia, Franca, Gjermania dhe Polonia deklaruan se nëpërmjet Grupit të Veriut ato janë syri dhe veshi i Ukrainës.
A thua e gjithë kjo të jetë rastësi vallë?!
Sulmi ndaj Avionëvë Bombardues Bërthamorë Strategjik është sulm ndaj njërës prej tre shtyllave bërthamore të Rusisë që edhe në Amerikë por edhe në Rusi përcaktohen si Triada Bërthamore. Konsiderohet e tillë pasi bëhet fjalë për kapacitete bërthamore që lëshohen nga Ajri (Avionët Bombardues Bërthamor), Toka (Rraketat Balistike), Deti (Nëndetëset e paisura me rraketa Balistike Bërthamore).
Të treja këto për bëjnë Triadën Bërthamore dhe janë pjesë e sigurisë kombëtare.
Imagjinoni për një çast sikur ky lloj sulmi të ndodhi në Amerikë – Si do e konsideronte Amerika këtë rast?
Në Amerikë, sulmet e armatosura ndaj infrastrukturës kritike ushtarake (p.sh., baza ushtarake, depot e armëve, sistemet e komunikimit ushtarak) konsiderohen si akte terroriste kur ato
synojnë të shkaktojnë dëme serioze, të frikësojnë publikun ose të ndikojnë në sigurinë kombëtare.
18 U.S. Code § 2332b përcakton se sulmet që prekin objektet kritike të sigurisëkombëtare, duke përfshirë infrastrukturën ushtarake, janë akte terroriste ndërsa kanëpasojë dëmtimin e njerëzve ose pronës dhe synojnë të ndikojnë në politikën ose sigurinë eSHBA-së.
Presidenti i Ukrainës e prezantoi këtë operacion të quajtur “Spider Ëeb” (Rrjeta e Merimangës) si një vizion strategjik.
Por a mundet që një një operacion i suksesshëm në nivel taktik mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultate strategjike, për mirë ose për keq?
Në aspektin ushtarak një veprim taktik mund të prezantohet ose të përdoret si pjesë e një vizionistrategjik, por ka dallime të qarta midis tyre.
Çfarë do të thotë kjo?
• Veprimi taktik është një veprim konkret, i kufizuar në kohë dhe hapësirë, që ka si qëllim arritjen e një objektivi të menjëhershëm në një betejë ose operacion.
• Vizioni strategjik është plani afatgjatë që përcakton qëllimet e përgjithshme, mjetet dhe mënyrën sesi do të arrijnë ato qëllime në nivel kombëtar ose ushtarak.
Dhe në rastin konkret ky operacion kishte si qëllim shkatërrimin e kapaciteteve të Avionëve Bombardues Strategjik Bërthamor. Duke e paraqitur si një objektiv i cili po u shkatërrua do të pengonte goditjen nga ana Ruse të objektivave strategjik në Ukrainë me anë të rraketave hipersonike që lëshohen edhe nga këta avionë.
Them edhe, sepse Rusia për të lëshuar rraketa hipersonike përdor edhe avionë të tjerë strategjik bombardues – Su-57 dhe Mig-31.
Por normalisht që ka përdorur edhe këta avionë Strategjike Bërthamor më shumë për lehtësi operacionale dhe trajnim operacional.
Them për lehtësi operacionale pasi një avion Tu-95 mban 8 raketa hipersonike, ndërsa një Mig-31 dhe një Su-57 secili prej tyre mund të lëshojnë vetëm nga një rraketë të tillë.
Prandaj për lehtësi operacionale Rusia ngre 2 ose 3 avionë Tu-95 për të mos ngritur në një operacion kompleks 30 ose 40 avionë Mig-31 ose Su-57, pamvarësisht se ka pasur raste që ka ngritur deri në 20 të tillë për të lëshuar këto lloj raketash.
Pra nga pikëpamja e vizionit strategjik ky lloj operacioni taktik për sa i përket rrezikut që paraqet për Ukrianën është i dështuar, pasi nuk mund ta ndali në asnjë mënyrë këtë lloj goditje.
Pasi duhet pasur parasysh që Rusia posedon 160 avionë Bombardues Strategjikë Bërthamorë të rëndë dhe të mesëm.
Kjo do të thotë se për të vazhduar operacionet e saj të goditjes strategjike në Ukrainë do i mjaftojnë edhe sikur ti mbeten 3 avionë të tillë.
Megjithatë, veprimet taktike të suksesshme mund të përdoren si shembuj konkretë ose si faza fillestare të një strategjie më të madhe.
Një komandant, një President apo edhe një planifikues ushtarak, si në këtë rast Presidenti Ukrainës mund të shpalosë një veprim taktik dhe ta prezantojë atë si pjesë të vizionit strategjik për të demonstruar se si synon të arrijë objektivat më të gjera.
Por ai nuk paraqiti asnjë lloj objektivi të zgjeruar ose si ky operacion taktik do të sillte dhe krijonte mundësi për të arritur Ukraina objektivë të tjerë më të gjërë.
Kjo tregon se ky vizion strategjik nuk i përket Ukrianës.
Pra, ky veprim taktik kishte vetëm rëndësi simbolike dhe propagandistike.
Dhe pamvarësisht se u shpalos si një pjesë e vizionit strategjik, por ai vetë mbetet një operacion me fokus të kufizuar dhe afatshkurtër.
Duhet pasur parasysh se Taktikat janë blloqe ndërtimi të strategjisë.
Ndërsa Vizioni Strategjik është ai që i jep kuptim veprimeve taktike.
Dhe që ky veprim taktik i Ukrainës të marrë kuptim duhet parë në Vizionin Strategjik të NATO-s.
Cili është vizioni i NATO-s?
Kjo është deklaruar nga ish Sekretari i Mbrojtjes i Amerikës Llojd Austin në 2022, 2023 dhe 2024 – Vizioni Strategjik i NATO-s është shkaktimi i hubjes strategjike dhe shkatërrimi i Rusisë.
Duke qënë se këtë kishin parashikuar ta arrinin nëpërmjet një lufte konvecionale në Ukrianë dhe duke qënë se kjo dështoi atëherë pjesë e mbetur e kësaj NATO, Europa dhe një pjesë e Shtetit Tribal amerikan që shumica e njohin për Deep State duan që tashmë të hynë në një përplasje direkte me Rusinë, dhe për këtë po përdorin sërish Ukrainën për të detyruar Rusinë që të përshkallëzojë kundërgoditjet dhe veprimet e saja politike deri në atë pikë që këta Europianët të justifikojnë përplasjen direkte.
Dhe sulmi ndaj kësaj shtylle të kundërpërgjigjes bërthamore kishte disa qëllime në vetvete të cilat i shërbejnë vetëm NATO-s Europiane.
1. Kryerja e këtij sulmi të përdoret si çështje propagande për të mbuluar humbjet e Ukrainës në luftimet përgjatë vijës së kontaktit
2. Kryerja e këtij sulmi të përdoret për të mbushur mendjen aleatëve Amerikan se Ukraina ka kapacitete të godasi edhe objektiva kritik strategjik
3. Kryerja e këtij sulmi të përdoret për të treguar opinionit publik në Rusi se Rusia nuk e ka nën kontroll gjendjen e sigurisë.
4. Kryerja e këtij sulmi është bërë me qëllim ngritjen e opinionit të brendëshëm kundër qeverisjes aktuale
5. Kryerja e këtij sulmi është bërë me qëllim që Rusia të përshkallëzoi jo vetëm kundërpërgjigjen por me idenë që pas këtij sulmi Rusia të shpalli gjendje lufte ndaj Ukrainës e jo të vazhdojë si Operacion Special.
Shpallja e gjendjes së luftës do të sillte një realitet të ri politiko social në Rusi ku do të efektohej shumë jeta sociale dhe liritë e lëvizjes së njerëzve.
Plus shpallja e luftës do të thotë rekrutim i detyruar, dhe kjo do sillte ndoshta kundërshtime politike dhe sociale të brendëshme duke krijuar trazira politike.
Shpallja e luftës do të sillte angazhim total të ekonomisë në shërbim vetëm të nevojave të luftës.
Dhe me shpalljen e luftë kjo do të mjaftonte për vëndet Europiane të NATO-s që të justifikonin dërgimin e menjëhershëm të kontingjenteve ushtarake në Ukranië dhe të nxiste edhe futjen e Amerikës në këtë luftë përkrah Ukrainës.
Me shpalljen e luftë kjo do të ishte propaganda më e mirë e Europianëve për të thënë se Rusia nuk ishte në gjendje të fitonte luftën ndaj Ukrainës, edhe pse deri më sot gjith lufta është bërë kundër NATO-s, dhe për këtë arsye shpalli luftën përgjithshme dhe kështu ta paraqesin propagandisht në opinionin Europian Rusinë të dobët për shkak të këtij vendimi.
Gjithashtu nuk duhet harruar edhe përfitimi direkt nga shaktërrimi i avionëve Bombardues Strategjik Bërthamor, pasi më shkatërrimin sa më shumë të tyre jo vetëm që dëmtohet njëra shtyllë e triadës bërthamore, por mbi të gjitha bie kapaciteti i Rusisë që nesër në një përplasje ushtarake konvenciaonale me vendet e Europiane të NATO-s të arrijë të godasë njëkohësisht një sasi të madhe të aseteve strategjike të këtyre ushtrive Europiane, e në veçanti qëndrat e tyre të shumta e të shpërndarë në gjithe territorin Europian të Komandim-Kontrollit – mundësi kjo që është shuëm herë më e lehtë me anë të këtyre avionëve.
Si përfundim
Ky operacion i nivelit taktik i kryer për hesap të vendeve Europiane të NATO-s, kryesisht të Grupit të Veriut, është pjesë vetëm e vizionit strategjik të tyre, por një vizion që nuk ka asnjë qasje tjetër në nivel operacional dhe taktik pasues.
Po Ky operacion i nivelit taktik për Ukrainën nuk është pjesë e asnjë strategjie të saja dhe duke qënë e tillë vijmë te ajo që Sun Xu në librin e tijë “Arti i Luftës” e ka përcaktuar si “ Taktikat pa strategji janë zhurmë përpara humbjes”.
















