Ushtarët izraelitë arrestojnë 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 20 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë kanë vazhduar bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-të burgosur në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor në pushtim. Gjatë bastisjeve, ushtarët shkatërruan shtëpitë e palestinezëve dhe i keqtrajtuan ata. Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 9.005 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.

Që kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat e palestinezëve, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 521 palestinezë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne