Ushtria izraelite arreston shumë palestinezë në veri të Gazës

Ushtria izraelite ka nisur sërish sulm tokësor dhe ka arrestuar shumë palestinezë në Jabalia, në veri të Rripit të Gazës. Televizioni shtetëror izraelit KAN raportoi se Jabalia, ku sulmet tokësore kanë vazhduar që nga 6 tetori, ishte i rrethuar dhe ata që largoheshin nga zona duhej të kalonin nëpër postblloqe.

Burrat e moshave të ndryshme që kaluan nëpër këto pika kontrolli u ndaluan nga ushtarët izraelitë të largoheshin nga rajoni. Burrat e arrestuar palestinezë u dërguan në Izrael “për t’u marrë në pyetje”. Në lajm u shpërndanë pamjet e momenteve kur shumë palestinezë të arrestuar u dërguan në një vend të panjohur nga ushtarët izraelitë. Në video, shihen palestinezët duke u ngarkuar në tre kamionë ushtarakë.

Duart e palestinezëve të arrestuar ishin të lidhura pas shpine ndërsa sytë e tyre ishin të mbyllura. Në lajm nuk jepet asnjë informacion se ku janë dërguar palestinezët e arrestuar. Izraeli ka arrestuar mijëra palestinezë në Rripin e Gazës, ku është duke kryer sulme që nga 7 tetori 2023. Shumë palestinezë kanë deklaruar se u janë nënshtruar torturave dhe keqtrajtimit në burgjet dhe qendrat izraelite të paraburgimit./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne