Ushtria izraelite kërcënon civilët në jug të Libanit me “shënjestrimin e shtëpive të tyre”

Ushtria izraelite u bëri thirrje civilëve në jug të Libanit që të evakuojnë shtëpitë dhe ndërtesat si dhe të qëndrojnë larg tyre me pretendimin se i përkasin Hezbollahut. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë me video pretendon se në shumë banesa dhe ndërtesa në fshatrat dhe qytezat në jug të Libanit janë fshehur armë të Hezbollahut.

“Hezbollahu është përgatitur për sulmet ndaj Izraelit”, njoftoi Adraee i cili i bëri thirrje popullatës civile të evakuojnë shtëpitë dhe ndërtesat për të cilat pretendon se Hezbollahu ka fshehur armë. Ai tërhoqi vëmendjen se kjo është thirrja e fundit për “sigurinë e popullatës civile” dhe më tej kërcënoi se Izraeli do t’i shembë strukturat në fjalë.

Avionët luftarakë izraelitë gjatë natës kryen sulme të shumta ajrore ndaj shumë zonave në jug dhe lindje të Libanit.

Sulmi ajror i ushtrisë izraelite në Bejrut

Në sulmin ajror të ushtrisë izraelite në jug të Bejrutit më 20 shtator, humbën jetën 45 persona, mes të cilëve 3 fëmijë dhe 7 gra. Hezbollahu njoftoi se 15 nga anëtarët e saj, përfshirë një nga komandantët e lartë ushtarakë, Ibrahim Akil humbën jetën në sulm.

Gjithsej 84 persona humbën jetën në shpërthimin e pajisjeve “pager” dhe radiomarrësve në Liban më 17-18 shtator dhe sulmin pasues në Bejrut. Kufiri Izrael-Liban është skenë e konflikteve të cilat janë intensifikuar herë pas here mes palëve që nga 8 tetori 2023./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne