Ndërsa ushtria izraelite ka konfirmuar se ka nxjerrë trupat duke hapur disa varre në Rripin e Gazës nën bllokadë, ajo ka mbrojtur idenë se kjo është bërë për të kuptuar nëse janë varrosur apo jo këtu pengjet izraelite që mbaheshin nga Hamasi dhe të cilët janë njoftuar se kanë vdekur. Është dokumentuar se disa varre në Gaza janë gërmuar nga ushtria izraelite dhe se pas largimit të ushtarëve trupat e palestinezëve janë lënë në tokën e gërmuar.
Ushtria izraelite iu përgjigj me shkrim pyetjes së Anadolut lidhur me çështjen. Në deklaratë thuhet se “Kur merren informacione kritike të inteligjencës ose operacionale, ushtria izraelite zhvillon operacione të ndjeshme të shpëtimit të pengjeve në vende të caktuara ku ka informacione që tregojnë se trupat e pengjeve mund të gjenden”.
Ndër të tjera, pretendohet se trupat që u përcaktuan se nuk i përkisnin pengjeve izraelite në varret e gërmuara janë rikthyer në “kuadër të respektit”. Ishte zbuluar se ushtria izraelite hapi shumë varre dhe shkatërroi varrezat në Gaza.
Së fundmi, forcat izraelite shkatërruan varrezën përreth spitalit Nasser në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës. Në pamje u pasqyrua se shumë varre në varreza u shkatërruan dhe se disa trupa u lanë të shpërndarë përreth./AA