Ushtria izraelite pretendon se ka goditur 250 objektiva në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite pretendon se në 24 orët e fundit përmes sulmeve ajrore ka goditur 250 objektiva në Rripin e Gazës nën bllokadë. Pavarësisht thirrjeve nga bota për armëpushim, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës. Krahas sulmeve tokësore në veri të Rripit të Gazës, Izraeli ka filluar sulm tokësor edhe ndaj Khan Younis duke intensifikuar sulmet ajrore ndaj rajonit.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite vihet në dukje se në 24 orët e fundit janë kryer sulme ajrore ndaj rreth 250 objektivave në Gaza. Pretendohet se pikat e goditura janë objektiva që i përkasin Brigadave Kassam, krahut të armatosur të Hamasit.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi të martën se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 16.248 palestinezë, përfshirë 7.112 fëmijë dhe 4.885 gra./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne