Vritet edhe një ushtar izraelit në përleshjet në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e një ushtari tjetër gjatë përleshjeve në Gaza. Transmetuesi publik izraelit KAN njoftoi se Yehonatan Malka, 23 vjeç, nga brigadat e blinduara të ushtrisë nga zona jugore Beersheba u vra në luftimet në Gaza. Me këtë, numri i të vdekurve nga radhët e ushtrisë izraelite është rritur në 409 që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor.

Mbrëmë vonë, shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha se ushtria ka kaluar në fazën e tretë të operacionit të saj tokësor, ndërsa intensifikoi sulmet në jug të Gazës. Në raport thuhet se nënkoloneli Yochai Gur Hershberg, 52 vjeç, i cili kishte për detyrë të gjente personat e zhdukur, u vra në një aksident rrugor në Izraelin jugor.

Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në territorin palestinez të premten pas përfundimit të një pauze humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas. Të paktën 16.248 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 43.616 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori, pas sulmit ndërkufitar të Hamasit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne