Ushtria izraelite rrënoi shtëpinë e një palestinezi në Nablus

Ushtria izraelite shkatërroi shtëpinë e një palestinezi në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar me arsyetimin se ishte “e palicensuar”.

Kryetari i bashkisë së qytetit Duma në Nablus, Sulaiman Devabisha, në deklaratën e tij për Anadolu tha se ushtarët izraelitë të cilët bastisën qytetin të shoqëruar nga buldozerët, shkatërruan ndërtesën 4-katëshe që i përket Memun Devabisha-s. Devabisha tha se Izraeli ka shtuar operacionet e tij për prishjen e shtëpive palestineze me arsyetimin se ato janë ndërtuar pa leje.

Sipas informacioneve që Anadolu mori nga dëshmitarët okularë, ushtria izraelite shkatërroi një pus uji dhe shkuli pemë për të njëjtën arsye në vendbanimin Beit Ava, që ndodhet në perëndim të qytetit të Al-Khalilit në jug të Bregut Perëndimor. Palestinezët deklarojnë se është pothuajse e pamundur që ata të marrin leje ndërtimi nga autoritetet izraelite për bonifikimin e tokave të tyre në zonën “C”.

451 mijë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe afërsisht 230 mijë izraelitë në Kudsin Lindor po uzurpojnë tokat palestineze. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto uzurpime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme. Sipas të dhënave zyrtare palestineze, ushtria izraelite shkatërroi 318 ndërtesa që u përkisnin palestinezëve në gjysmën e parë të vitit 2024./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne