Vaksinimi i obliguar i fëmijëve dhe efektet anësore

Nga Av. Faik MIFTARI

Vaksinimi i obliguar i fëmijëve në Kosovë është rregulluar me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse Nr. 02/L-019 me të cilin parashihet në nenin 28.1: a) Vaksinimi është i obliguar ndaj këtyre sëmundjeve ngjitëse: tuberkulozit, hepatitit B, kollës së bardhë, difterisë, paralizës së fëmijëve, tetanosit, fruthit, parotitit dhe rubellës; b) Vaksinimit nga pika a) e këtij neni i nënshtrohen të gjithë fëmijët e Kosovës të moshës prej 0 ditëve deri në 19 vjeç, bazuar në kalendarin e vaksinimit”.

Kosova hynë në radhën e atyre shteteve të Evropës, të trashëguar nga sistemi komunist, në të cilatedhe sot e kësaj dite vaksinimi i fëmijëve është i obliguar si parandalim ndaj sëmundjeve ngjitëse të cekura më lartë. Në Evropë shtetet në të cilët është i obliguar vaksinimi i fëmijëve janë: Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Polonia, Rumania, Moldavia, Bjellorusia, Ukraina, Rusia. Ndërsa shtetet në Evropë në të cilët nuk është i obliguar vaksinimi i fëmijëve janë: Gjermania, Italia, Holanda, Britania e Madhe, Danimarka, Irlanda, Greqia, Spanja, Portugalia, Austria, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Qiproja, Estonia, Lituania, Latvia, Zvicra.Në disa prej  shtete të Evropës ka disa lloje të vaksinave që janë të obliguara e disa që nuk janë të obliguara, ashtu që secili shtet paraqet rast në vete sa i përket rregullimit ligjor të vaksinimit të fëmijëve.

Për dallim nga Evropa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo çështje e vaksinimit të fëmijëve është rregulluar ndryshe nga Evropa, ashtu që për të gjithë fëmijët që ndjekin mësimin në shkolla publike vaksinimi është i obliguar, ndërsa për të gjithë fëmijët që ndjekin mësimin në shkolla private vaksinimi nuk është i obliguar, si dhe për pjesëtarët e disa bashkësive fetare të cilët refuzojnë vaksinimin, vaksinimi i fëmijëve të tyre nuk është i obliguar. Sa për ilustrim themeluesi i Microsoftit, “humanisti”  Bill Gates, nukka vaksinuar asnjërin nga tre fëmijët e tij, sipas deklarimit të mjekut të tij familjar, si dhe numri i madh i pjesëtarëve të elitës politike, bankiere, pasanike në SHBA-të nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre.

Edhe pse qëllimi primar i vaksinimit të fëmijëve është mbrojtja dhe parandalimi nga sëmundjet ngjitëse të cekura më lartë, këto vaksina mund të shkaktojnë edhe efektet anësore të padëshiruara dhe shumë të rrezikshme për shëndetin e  fëmijëve, gjer në atë masë sa që në raste të caktuara kanë përfunduar edhe me vdekjen e fëmijës. Efektet anësore të pa dëshiruara që shkaktojnë  vaksinat janë alergjitë, autizmi, hiperaktiviteti(ADHD),epilepsia dhe çrregullime tjera neurologjike, artritisi, diabeti, rrënja e flokëve, etj.

Sa për ilustrim do të cek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa në vitin 1980 nga 10.000 fëmijë 1 ishte i prekur me autizëm, në vitin 2013 tani nga 50 fëmijë 1 është i prekur me autizëm. Në SHBA-të janë 5000 prindër të cilët kanë parashtruar kërkesë pranë gjykatave amerikane për kompensim dhe  dëmshpërblim për autizëm të shkaktuara nga vaksinimi i fëmijëve të tyre, ndërsa 1322 raste janë kompensuar gjer tani nga qeveria amerikane.

Si n prej prindërve të prekur nga vaksinimi i obliguar, e i cili i ka shkaktuar djalit tim efekte anësore të padëshiruara, në këtë vështrim do të ndajë përopinionin publik lidhur me efektet anësore të padëshiruara  të vaksinave, e cila tani u bë shumë mediatike në tërë botën me rastin e pandemisë aktuale të korona virusit Covid19 dhe përpjekjeve e pareshtura në botë për vaksinimin e obliguar të 7,5 miliard njerëzve në botë, e  të cilit i prinë për çudi më të madhe, themeluesi i Microsoftit, dhe “humanisti” BillGates, i cili vet asnjërin nga tre fëmijët e tij nuk i ka vaksinuar .

Djali im, 1 ditë pas lindjes është vaksinuar nga vaksina BCG   dhe Hep. B 1, për të vazhduar pastaj me llojet tjera të vaksinave për dy vjet me radhë. Djali im gjer në muajin e nëntë pas lindjes ishte shëndosh e mirë, por në muajin maj të vitit 2010, iu paraqitën sulmet epileptike, pasi që paraprakisht i mori tri vaksina, atë të DPT3, OPV3 dhe Hep. B3.  Ka ndodh që brenda ditës ka përjetuar edhe gjer në 50 sulme epileptike. Këto sulme epileptike shkaktojnë rrënqethjetë tmerrshme, e për neve prindër  shkaktonin goditje të tilla nuk mund të përshkruaj me fjalë ndjenjat tona në ato çaste të përjetimit të sulmeve epileptike. Normal si prindër që ishim, e kemi trajtuar djalin nëpër mjekë të ndryshëm në institucionet shëndetësore si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Shyqyr Zotit pas plot 5 vitesh, trajtime mjekësore dhe përdorimit të ilaçeve, këtosulme janë ndalur dhe do Zoti që këto sulme të mos përsëriten kurrë djalit tim.

Pasi që u ndalën sulmet epileptike, fill pas saj djalit iu paraqit hiperaktiviteti(ADHD) në moshën 6 vjeçare, si rrjedhojë apo si pasojë e epilepsisë apo vaksinimit të shkaktuar më parë. Tani në këtë muaj, në maj mbushenplot 5 vite që vuan nga ky çrregullim, duke shpresuarse në moshën 12 vjeçare do të nis dukshëm të zvogëlohet dhe dalëngadalë do Zoti të largohetkrejtësisht, e të mos mbetet me këtë çrregullim gjatë tërë jetës së tij. Gjatë kësaj periudhe kohore është trajtuar dhe po trajtohet akoma nga ADHD-ja  tek psikologët, neurologët, dhe neuropsikiatrit. Edhe njëra edhe tjetra, si epilepsia ashtu edhe ADHD-ja janë të dyja të rënda, sidomos për neve prindërit, e tani po kemi vështirësi dhe probleme të shumta  me mos kuptimin e çrregullimit të ADHD-së, në mjedisin ku jetojmë, e sidomos vështirësi të veçantë kemi nësistemin arsimor shkollor.

Po të isha tani, atëherë nuk e kam ushtruar profesionin e avokatisë, do të kisha përpiluar kontratën mbi vaksinimim në mes meje si palë prindër dhe palës tjetër, shtetit(qeverisë si organ ekzekutiv, gjegjësisht ministrisë së shëndetësisë si dikaster përkatës) me të cilin do të obligohej shteti që në rast të shfaqjes së efekteve anësore të shkaktuara nga vaksinimi i obliguar, do të detyrohej shteti të paguajë të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor dhe shërimit të djalit tim si brenda në Kosovë ashtu edhe jashtë Kosovës, si dhe të paguajë dëmshpërblim për shkaktimin e efekteve anësore nga vaksinimi i obliguar. Qëllimi ikompensimit nuk mund të jetë ekuivalent për traumat e përjetuara psiqike dhe shpirtërore dhe nuk mund të vendos kthimin në gjendjen e mëparshme të djalit tim,porse me kompensim sadopak do t’i ofrohej një satisfikacion moral djalit nga efektet anësore të padëshiruara të shkaktuara nga vaksinimi i obliguar.

Në fund të këtij vështrimi do të bëjë thirrje institucioneve përkatëse shtetërore, që edhe në Kosovë vaksinimi të mos jetë i obliguar sikurse në shtetet tjera të Evropës Perëndimore, por të mbetet në duart e prindërve të jenë të lirë të vendosin për fëmijët e tyre a do ta vaksinojnë apo jo, fëmijët e tyre si parandalim apo mbrojtje  nga sëmundjet ngjitëse të cekura më lartë, duke marr parasysh edhe të gjitha efektet anësore të padëshiruara që mund të shkaktojnë ato, sikurse në rastin e djalit tim dhe shumë fëmijëve  tjerë anekënd botës./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne