Vazhdon fushata e përgjakshme izraelite në Gaza, pavarësisht vendimit të GJND-së për gjenocidin

Ushtria izraelite ka intensifikuar fushatën e saj të bombardimeve në Rripin e Gazës, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi regjimin e Tel Avivit të marrë masa që synojnë parandalimin e akteve të gjenocidit kundër palestinezëve në enklavën e rrethuar.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar burime mjekësore, raportoi këtë të shtunë, më 27 janar, se një numër trupash të vdekur dhe të plagosursh kishin mbërritur në Spitalin Martirët e Al-Aksas në qendër të Gazës, një nga objektet e fundit mjekësore funksionale në këtë territor, pas sulmeve intensive ajrore izraelite që synonin disa shtëpi në qytetin Deir al-Balah.

Të paktën nëntë civilë, përfshirë gra, u vranë kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan disa shtëpi në qytetin jugor të Gazës, Khan Yunis. Më herët gjatë ditës, dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në lagjen al-Geneina në lindje të qytetit Rafah.

Të paktën 28 civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme izraelite në qytetin Khan Yunis. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 183 palestinezë kanë humbur jetën dhe 377 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit në sulmet ushtarake izraelite.

Pas më shumë se 100 ditë lufte, regjimi sionist ka dështuar të arrijë ndonjë qëllim, pavarësisht vrasjes së të paktën 26,083 njerëzve në Gaza, rreth 70% e tyre gra dhe fëmijë./parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne