Vidhte ar në vilat e të pasurve dhe ua jepte në rrugë kalimtarëve, arrestohet i riu turk

Një burrë i cili vodhi ar në vilat e të pasurve në Kütahya të Turqisë dhe ua shpërndau njerëzve që takonte në rrugë, është arrestuar nga policia.

I riu turk kreu vjedhje rreth 60 mijë lira ar në vilat e lagjes 100-vjeçare.

Ekipet e Zyrës së Vjedhjes së Drejtorisë së Sigurisë Publike, të cilët nisën aksionin pasi morën njoftimet, arrestuan të riun turk.

Në një kërkim të mëtejshëm, atij iu zbuluan edhe monedha të tjera prej ari dhe xhevahire.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne