Vladimir Putini puth Kur’anin

Presidenti Rus, Vladimir Putin ka puthur Librin e Shenjte te Kur’ant. Ky veprim eshte bere gjate vizites se Presidentit Rus ne Ceceni ku eshte takuar me liderin e vendit Ramzan Kadyrov.

Putin dhe Kadyrov, vizituan xhaminë e sapondërtuar “Profeti Jezus” në kryeqytet, Grozny.

Atje liderit të Kremlinit iu dhurua një kopje e Kuranit të Shenjtë të mbështjellë me ar.

Perpara se Putin te marre ne duar Kur’anin thote “MashaAllah, Elhamdulilah”, duke gezuar jo pak Imamin e Xhamisw dhe liderin Cecen. Faqe të shumta ne rrjetet sociale kane shperndare videon ndersa luten qe Allahu ta udhezoje Putin. “Mashallah Elhamdulilahi

Vladimir Putin! Puth KURANIN! Allahu te udhezoft! Allahu ta forcofte Dinin dhe Imamin! Allahu te bashkofte me Myslimanet ne rrugen per te SHKATERRUAR Armikun e Perbashket qe jan Masonet me ne Krye shejtan Izrahel”, shkruan faqja “Cami Elbasan qe ka shperndare videon”.

Kjo është vizita e tij e parë në gati 13 vjet dhe në kohën kur sulmet e Ukrainës në Rusinë perëndimore kanë hyrë në javën e tretë. Putini është pritur nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, përpara se të vizitonte një akademi të forcave speciale që mban emrin e tij, dhe të bisedonte me luftëtarët vullnetarë që stërviten e të cilët më pas dërgohen në Ukrainë.

Lideri rus ka lavdëruar vullnëtarët, teksa ka deklaruar se për sa kohë që Rusia ka burra si ata, ajo do të jetë “e pathyeshme”, raportojnë agjencitë shtetërore ruse./gazetaimpakt 

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne