“Vlen mbi 750 €, paguaje me kartë”, Shoqata e Bankave propozon tavan për blerjet ‘cash’

Mallrat ose grupmallrat që kushtojnë më shumë se 750 euro, njerëzit nuk duhet t’i blejnë me para dorë. Ky është propozimi që bën Shoqata e Bankave në tregun tonë, me argumentin për të formalizuar pagesat dhe për të ndihmuar ekonominë.

Vendosja e një tavani për pagesat “Cash”, kërkon të ligjërohet sipas rekomandimit të komisionit Europian, ku disa vende si Italia kanë vendosur kufi 5000 euro, dhe të tjera si Holanda 10 mijë euro.  Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka miratuar një normë tavan prej 500 eurosh për pagesat në dorë.

Në ekonominë shqiptare qarkullojnë aktualisht rreth 1.6 trilionë lekë, nga të cilat 400 miliardë apo gati 24 për qind e totalit, jashtë sistemit bankar. Ekspertë të sistemit të pagesave vlerësojnë se caktimi i këtij tavani do të ulte sasinë e parave jashtë bankave.

Pagesat digjitale nuk janë  bërë ende pjesë e kulturës vendase, dhe këtë e tregojnë edhe matjet e Bankës Botërore, e cila na rendit të fundit në rajon për blerjet me karta debiti./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne