Vlorë, banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari

Një banesë në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, në lagjen “Osman Haxhiu”. Raportohet se brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete të forcave zjarrfikëse, një ambulancë si edhe forca të policisë, por pa mundur të shpëtojnë të moshuarin që gjendej brenda banesës.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e flakëve që përfshinë shtëpinë./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne