Vlorë, nis riparimi i tubacionit kryesor të furnizimit me ujë pas mbërritjes së pjesëve hidraulike

Pas mbërritjes së pajisjes së re e cila do të zëvendësojë tubin e dëmtuar në rrjetin e ujësjellësit të Vlorës, ka rinisur puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëm të Vlorës, i cili ishte çarë, duke lënë prej 4 ditësh pa ujë banorët e qytetit. Mbrëmjen e sotme mbërritën nga Turqia në qytetin bregdetar 3 pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit.

Zyrtarët thonë se defekti i rëndë në linjën kryesore të transmetimit që furnizon depot e qytetit ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubit kryesor me gjerësi një metër dhe shkarjes e dherave për shkak të shirave.

“Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe ky material nuk përdoret më për këtë diametër. Sot, për tuba 1000 milimetra përdoren gize ose çelik. Kjo është ndërhyrja e tretë riparuese”, tha Shoshi.

Po sipas tyre, vonesa në riparimin e defektit lidhet me kompleksitetin teknik të ndërhyrjes, presionin e lartë të ujit që ka shkaktuar dështimin e disa provave riparuese.

Mungesa në tregun vendas e pjesëve specifike, të cilat janë prodhuar në Turqi u dha si një tjetër arsye, se përse problemi nuk mori një zgjidhje në kohë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne