Shqiperia

Vrau efektivin e FNSH-së, dënohet me burgim të përjetshëm David Qosja

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm David Qosen, i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra.

Ndonëse mbrojtja ishte shprehur se Qosja kishte probleme mendore, ekspertiza e rrëzoi këtë gjë. Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë në Torovicë të Lezhës. Forcat Speciale kishin mbërritur në Torovicë të Lezhës pasi Qose kishte qëlluar me armë në mes të fshatit duke terrorizuar banorët.

Në tentativë për arrestimin e Qoses, efektivi Kodra është qëlluar nga dy plumba të cilët i shkaktuan plagë të rënda në kokë. Ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital, ndërsa efektivët e tjerë të FNSH arritën të arrestojnë David Qosen pas pesë ore rezistencë të këtij të fundit.