Vriten 2 ushtarë të tjerë izraelitë në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se edhe 2 ushtarë të saj janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin e bllokuar të Gazës.

Në një njoftim ushtria bëri të ditur se 2 ushtarë rezervë janë vrarë në përleshjet në Rripin e Gazës.

Me këtë, numri i ushtarëve të vrarë izraelitë në sulmet tokësore në Rripin e Gazës u rrit në 91 ndërsa numri i ushtarëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor u rrit në 418./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne