Vriten 4 ushtarë tjerë izraelitë gjatë përleshjeve në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se 4 ushtarë të tjerë të saj u vranë dhe një u plagos rëndë gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës. Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se ka vdekur nënoficeri Uriah Bayer (20) nga Njësia Maglan, i cili u plagos rëndë në jug të Rripit të Gazës më 14 dhjetor.

Oficeri Liav Aloush (21) dhe rreshteri major Etan Naeh (26) nga Njësia Duvdevan u vranë në jug të Rripit të Gazës dhe një ushtar nga e njëjta njësi u plagos rëndë. Rreshteri Tal Filiba (23) nga Njësia e Batalionit të Inxhinierëve Yaholom u vra gjatë përleshjeve në jug të Rripit të Gazës.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori është rritur në 458, ku 126 prej të cilëve gjatë pushtimit tokësor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne