Vritet nga ushtria izraelite një 14-vjeçar në Palestinë.

Zyrtarët palestinezë kanë deklaruar se ushtria izraelite ne 26 Korrik vrau një palestinez 14-vjeçarin Faris Abu Samra në Bregun e pushtuar Perëndimor. Në po të njëjtën ditë, një ministër i kabinetit izraelit vizitoi Jeruzalemin dhe keto vizita nga pushtuesit izraelite kane shkaktuar shpeshherë dhunë midis Izraelit dhe palestinezëve vendas.

Vizita e Itamar Ben-Gvir në atë kompleks, të njohur si Mali i Tempullit, mund t’i nxisë edhe më shumë perplasjet mes Izraelit dhe palestinezëve, që kanë nisur me një intensitet të shtuar që një vit e gjysmë. Agjencia e lajmeve AP shkruan se kjo vizitë mund të ketë ngjallë reagime nga palestinezët që i shohin vizitat e tilla si provokuese.

Ky vend cilësohet i shenjtë edhe nga hebrenjtë, edhe nga myslimanët, dhe pretendimet e të dyja palëve lidhur me atë vend qëndrojnë në zemër të konfliktit izraelito-palestinez.

Në orët e hershme të ditës së sotme, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se 14-vjeçari Fares Sharhabil Abu Samra u vra nga ushtria izraelite në qytetin Qalqilya të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Kjo vrasje ndodhi vetëm disa orë pasi një tjetër palestinez u vra në një sulm në Bregun Perëndimor më në jug, në kampin e refugjatëve Al-Ain në periferi të Nablus.  Në një raport të fundit për Mbrojtjen e Civilëve, OKB-ja numëroi 112 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor midis janarit dhe 29 majit te 2023.
Viti 2022 kishte qenë viti më vdekjeprurës për palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar, me 150 njerëz të vrarë, nga të cilët 33 ishin të mitur.
Numri në rritje i viktimave bëri që ekspertët e OKB-së të dënojnë trajtimin e palestinezëve, duke përfshirë sulmet në shtëpitë e tyre dhe shkatërrimin e pronave të tyre

Vizitës së Ben-Gvir në kompleksin e xhamisë Al-Aksa ju bashkuan qindra hebrenj për ta shënuar festën hebraike të Tisha B’Av, një ditë zie dhe pendimi për hebrenjtë që reflektojnë mbi shkatërrimin e Tempullit të Parë dhe të Dytë, dy ngjarje kryesore në historinë hebraike.

Ben-Gvir, një ish-udhëheqës i kolonëve të Bregut Perëndimor dhe aktivist i së djathtës ekstreme, i cili vite më parë u dënua për nxitje dhe mbështetje të një grupi terrorist hebre, tani shërben si ministër i sigurisë kombëtare i Izraelit dhe mbikëqyr forcën policore të vendit.

Kjo është hera e tretë që ai viziton këtë vend të shenjtë që kur u bë ministër në qeverinë e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Vendi, i njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit aty ku qëndron Xhamia Al-Aksa, eshte vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Vizita e tij nxiti shume tensionet tashmë në rritje midis Izraelit dhe palestinezëve, të cilët janë përfshirë në perleshje që kanë shkaktuar mijera te vrare nga ana e ushtrise izraelite/REL/GazetaImpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne