Vuçiq: Nuk duam të hyjmë në NATO / Nga Rusia do marim helikopterë dhe sisteme raketore për mbrojtje

Serbia ka hyrë në rrugën evropiane, por nuk ka ndërmend të bashkohet me NATO’n, ka thënë Aleksandër Vuçiq.

Duke folur për “TASS” përpara udhëtimit të tij në Moskë, presidenti serb zbuloi se vendi i tij ka në plan të blejë të paktën gjashtë helikopterë rusë dhe sisteme raketore ajrore për mbrojtje.

“Serbia është në rrugën evropiane, por dallimi midis Serbisë dhe vendeve të tjera në rajon është se Serbia nuk dëshiron të bashkohet me NATO’n. Dhjetë ditë më parë kam qenë në Bruksel, në selinë e NATO’s dhe u thashë 29 udhëheqësve të NATO’s që Serbia nuk ka ndërmend t’i bashkohet NATO’s, Serbia do të ruajë neutralitetin e saj ushtarake, që është politika e Serbisë dhe do të vazhdojë të jetë kështu,” tha Vuçiq, raporton “b92”, transmeton Periskopi.”Ne kemi marrë gjashtë avionë luftarakë MiG-29 rusë, të cilët tani janë duke u modernizuar”, vazhdoi ai dhe shtoi:

“Ne presim që ata të jenë në gatishmëri të plotë operacionale brenda disa muajsh. Ne kemi aplikacione të tjera: duam të blejmë armë, duam të blejmë të paktën gjashtë helikopterë transportues ushtarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore”.

“Serbia është një vend i pavarur, një vend ushtarak neutral, kështu që ne duhet të jemi ushtarakë të fuqishëm për të mbrojtur tokën tonë. Shpresoj të diskutoj mbi këtë dhe shumë tema të tjera me Vladimir Putinin,” tha Vuçiq.

“TASS” vuri në dukje se presidenti serb do të jetë në Moskë më 18-20 dhjetor, ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin.

Lidhjet me Rusinë janë përparësia e Serbisë për të ardhmen, tha presidenti serb.

“Njerëzit këtu (në Serbi) e respektojnë dhe e duan Rusinë, por ne jemi një vend i vogël dhe vetëm falë udhëheqjes së presidentit Putin, vëmendja i është kushtuar Serbisë”, tha Vuçiq.

“Për ne në Serbi, një takim me presidentin e Federatës Ruse është gjithmonë një ngjarje e veçantë, një moment historik. Shpresoj të diskutoj çështjet globale në takimin tonë dhe të falënderoj edhe një herë Federatën Ruse për mbështetjen e saj ndaj integritetit territorial të Republikës së Serbisë. Këto nuk janë fjalë boshe, por mirënjohje e vërtetë”, shtoi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne