Wall Street Journal; Arabia Saudite në gusht do të presë delegacion per bisedimet e paqes në Ukrainë

Gazeta amerikane Wall Street JournaL ka informuar të shtunën se Arabia Saudite në gusht do të presë delegacion per bisedimet e paqes të Ukrainës në Jeddah pa praninë e Rusisë.

Sipas IRNA, gazeta amerikane Wall Street Journal shtoi: Uashingtoni dhe Evropa shpresojnë që këto negociata, në të cilat Rusia nuk është e pranishme, do të çojnë në mbështetje ndërkombëtare për kushtet e paqes në favor të Ukrainës. Ky takim do të mbahet në Jeddah më 5 dhe 6 gusht me praninë e zyrtarëve të lartë nga 30 vende duke përfshirë Indonezinë, Egjiptin, Meksikën, Kilin, etj.

Sipas kësaj media amerikane, Arabia Saudite në fillim të muajit të ardhshëm do të presë bisedimet e paqes mes vendeve perëndimore, Ukrainës dhe vendeve të rëndësishme në zhvillim, përfshirë Indinë dhe Brazilin. Sipas Wall Street Journal, këto negociata do të zhvillohen në të njëjtën kohë kur Evropa dhe Uashingtoni do të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të rritur mbështetjen ndërkombëtare për kërkesat e Ukrainës për paqe.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin në samitin Rusi-Afrikë të premten e kaluar tha se Moska është gati për bisedime paqeje, por Perëndimi nuk dëshiron që të zhvillohen bisedime të tilla.

Putin në takimin e dytë Rusi-Afrikë tha: Shtetet e Bashkuara dhe NATO refuzojnë negociatat me Rusinë për garantimin e sigurisë së barabartë për të gjitha vendet dhe ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka miratuar një ligj që ndalon negociatat me Rusinë.

Putin tha: “Nga ana jonë, ne kurrë nuk i kemi refuzuar negociatat dhe gjithmonë kemi thënë se jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat, por problemi është se ata refuzojnë të negociojnë me ne.” Kremlini pretendon se ka aneksuar rreth një të gjashtën e Ukrainës dhe thotë se i konsideron të mundshme bisedimet e paqes me Ukrainën vetëm nëse Kievi pranon “realitete të reja”.

Në fakt, Kremlini i referohet një pretendimi të ri territorial.  Nga ana tjetër, Kievi thotë se negociatat me Rusinë do të jenë të mundshme vetëm pas tërheqjes së forcave të Moskës nga Ukraina.  Nuk është ende e qartë se sa vende do të marrin pjesë në këto negociata.

Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Polonia dhe Bashkimi Evropian janë ndër palët që kanë konfirmuar prezencën në këtë takim, ku pritet të marrë pjesë edhe Jake Sullivan, këshilltari amerikan për siguri kombëtare./Parstoday

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne