Historiani Xhafer Sadiku ka reaguar ashpër ndaj mitingut të organizuar nga Edi Rama me administratën e Bashkisë së Tiranës, duke e krahasuar këtë tubim me mitingun e Xhelil Gjonit në korrik të vitit 1990. Në një postim në Facebook, ai e cilëson këtë si një akt të pakuptimtë, duke i kujtuar kryeministrit se është ai në pushtet dhe nuk ka arsye të bëjë mitingje sikur të ishte në opozitë.
“Për ironi, Rama e bën mitingun sot, më 20 shkurt, në të njëjtin vend ku 34 vite më parë idhulli i tyre përfundoi në kosh të plehrave të historisë. Kujtojmë se historia përsëritet, dhe të njëjtin fund do të kenë edhe qelbësirat që qelbën Shqipërinë,” shkruan Sadiku, duke iu referuar rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në vitin 1991.
Ai e quan këtë ngjarje një dëshmi të degradimit të pushtetit, duke akuzuar Ramën dhe aleatët e tij se jo vetëm kanë zhytur vendin në korrupsion, por tani bëjnë edhe mitingje për të mbrojtur të korruptuarit.
Mitingu i organizuar nga Rama, pas arrestimit të Erion Veliajt, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, me shumë zëra që e shohin këtë si një përpjekje për të mbajtur nën kontroll administratën dhe për të dhënë një mesazh force mes skandaleve që po tronditin qeverinë.
Statusi i Xhafer Sadikut në Facebook:
Kur 12 vjet më parë, aleanca e qelbësirave mori pushtetin, të paktë ishin ata që do të parashikonin se qelbësirat jo vetëm do të zhvasnin Shqipërinë, por edhe do të bënin mitingje në mbrojtje të hajdutëve! Mitingu i Edi Rames eshte njelloj si mitingu i Xhelil Gjonit, ne korrik 1990. Por, je ne pushtet, o torollak!
Për ironi, Rama e ben mitingun sot, më 20 shkurt, në të njëjtin vend ku 34 vite më parë idhulli i tyre përꬵundoi në kosh të plehrave të historisë. Kujtojmë se historia përsëritet, dhe të njëjtin ꬵund do të kenë edhe qelbësirat që qelbën Shqipërinë.
/gazetaimpakt