Gazetari i njohur Isa Myzyraj ka publikuar sot në profilin e tij në META, foto nga afganët e mbetur në Shëngjin. Pavarësisht se ata duket se bëjnë një jetë normale në pritje të realizimit të ëndrrës amerikane, asgjë nuk është sic duket.
Pas urdhërit të Trump për mos lejimin e emigrantëve dhe deportimin e tyre, sidomos kur ata kanë arsye që cënojnë sigurinë publike, nuk marrin as viza apo nuk lejohen të futen në SHBA.
Kështu gazetari Isa Myzyraj tregon që kjo ishte arsyeja që këta emigrantë janë në Shëngjin, duke konfirmuar dyshimet e hedhura nga disa gazetarë që si të gjithë emigrantët e tjerë të ardhur në Shqipëri nga marrëveshje sekrete me SHBA, edhe këta janë një kërcënim i ri për sigurinë publike shqiptare.
Pra rrugëtim i njëjtë i statusit i ngjashëm me iranianët e Manzës: në fillim shpallen terroristë, pastaj rekrutohen si spiunë amerikanë, pastaj sillen në Shqipëri si refugjatë humanitarë, pastaj krijojnë enklavën e tyre, pastaj bëjnë thirrje për luftë në vendin e origjinës, e megjithëse jane nje hap larg varrit e konsiderojnë veten opozitë, përfshihen në akte spiunazhi, vrasjesh politike , dhe Shqipëria në shenjestër hakmarrjeje nga shteti i tyre i origjinës. – Ja kjo ështe eksperianca e kaluar me këtë gupim të ardhur në 2013. Ndërsa grupimet e tjera më të vjetra si bektashinjtë, tashmë janë disa hapa më larg duke krijuar shtet në territorin e tyre prej 22 ha.
/GazetaImpakt