Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i ka thënë homologut të tij rus Vladimir Putin se Teherani nuk kërkon armë bërthamore, në një telefonatë pas një vale sulmesh izraelite.
“Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka pohuar se nuk kërkon të pajiset me armë bërthamore dhe se është gjithmonë e gatshme t’u ofrojë garanci autoriteteve ndërkombëtare kompetente për këtë çështje”, i tha Pezeshkian Vladimir Putinit, sipas një deklarate nga presidenca iraniane pas bisedës mes tyre pasi Irani iu përgjigj sulmeve të Izraelit. /Bw