Zelensky kërkon fishekë nga Shqipëria për të furnizuar Ukrainën, a hyn në lojë Poliçani?

Në samitin e Ukrainës organizuar në Tiranë ku të pranishëm ishin dhe liderët e Ballkanit Perëndimor Presidenti Volodymyr Zelensky ftoi për të bashkëprodhuar municione të cilat do i duhen Ukrainës për të ndalur dhe zbrapsur agresionin rus.

Ne shikojmë probleme në ofertën sa i takon municioneve. Jemi të interesuar për bashkëprodhimin e municioneve me ju e partnerët tanë. Ekipi ynë do të prezantojë të gjithë detajet. Propozojmë të organizohet forum i posacëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo në një vend të Ballkanit”

Edhe në takimin me kryeministrin Rama, presidenti Zelensky artikuloi qartë kërkesën për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

A hyn në lojë Poliçani?

Në website e ministrisë së Mbrojtjes shkruhet se aktualisht kombinati Mekanik Poliçan prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19mm.

Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim.

Në periudhën 1962-1966 u krijua linja e prodhimit për municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri.
Në periudhën 1970-1972 në godinën ekzistuese u instalua linja e prodhimit të minave kundër-tank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm.
Në periudhën 1977-1985 u krye një rikonstruksion i thellë me makineri dhe pajisje të ardhura nga Zvicra dhe Austria, për të mundësuar prodhimin e municionit kalibër 12.7x99mm dhe 14.5x51mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120mm. Kombinati i Poliçanit ka sistem cilësie GOST./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne