Zgjedhjet për kreun e KMSH, muslimanët në protestë: Duam zgjidhje legjitime

Sot, më 2 mars, në ambientet e Medresesë së Tiranës, po mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zgjedhje këto që zhvillohen sipas statutit të këtij institucioni, në përfundim të mandatit 5-vjeçar të kryetarit.

Në garë për kreun e myslimanëve shqiptarë janë tre kandidatura: H. Bujar Spahiu, kreu aktual, i cili kërkon një mandat të dytë; Eduart Shefkiu, administrator i myftinisë Durrës dhe Emirjon Vathja, aktualisht myfti i Beratit.

Keto zgjedhje janë kontenstuar nga disa besimtarë muslimanë të cilët do te mbajnë një protestë për të kundërshtuar procesin.

Protesta kundërshton zgjedhjet në KMSH duke e akuzuar për kapje nga Gylenizmi./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne