Zjarr në kodrat e fshatit Topullaraj, rrezikohen antenat

Një zjarr masiv ka shpërthyer në kodrat e fshatit Topullaraj në Gjirokastër. Mësohet se zjarri ka rënë që prej një ore dhe nga të dhënat e deritanishme është duke shkrumbuar kurorën me pisha.

Për shkak të erës zjarri po afron tek kodra ku ndodhen antenate televizioneve dhe të kompanive celulare.

Forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit të thyer malor, e kanë të vështirë ndërhyrjen për fikjen e zjarrit./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne