Zjarri në Shkodër, 25 njësi tregtare të shkrumbuara dhe një vilë, flakët rrezikojnë banesa të tjera edhe një shkollë

25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura, është ky bilanci i rëndë nga zjarri që përfshiu tregun e Shkodrës. Zjarri ka djegur totalisht një banesë tre katëshe, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse po tentojnë të shpëtojnë nga flakët banesën e dytë. Nga flakët rrezikojnë edhe një shkollë aty pranë.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit./BW

Zjarr1

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne