Zjarri në Spitalin e Shkodrës, policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Policia ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin e rënë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Efektivët shprehen se shkak për zjarrin dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, që ka rënë në bodrumin e spitalit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

 

 

Rreth orës 19:30, në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara  pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne