Zvicra kërkon “hetim të plotë” për sulmin vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza

Zvicra ka kërkuar një “hetim të plotë” për sulmin vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës, ku u vranë qindra palestinezë.

“Meqenëse qindra vdekje po raportohen pasi një spital u godit në Gaza, Zvicra kujton se spitalet dhe civilët duhet të mbrohen në çdo kohë sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës në rrjetet sociale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.

Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne