Banka e Shqipërisë paralajmëron rritje të raportit të kredive me probleme në vazhdim

Deri tani, ecuria e raportit të kredive me probleme ka qenë relativisht e qëndrueshme. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht raporti i kredive me probleme ishte 5.3%, nga 5.2% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht një rritje më të ngadaltë ekonomike dhe normave më të larta të interesit, rritja e raportit të kredive me probleme është më e ulët se ato që ishin parashikimet në fund të vitit të kaluar. Vlerësohet se forcimi i Lekut në kursin e këmbimit dhe frenimi i rritjes së mëtejshme të normave të interesit nga banka qendrore kanë luajtur një rol pozitiv

Megjithatë, treguesit plotësues të cilësisë së kredisë që përdoren nga Banka e Shqipërisë për të vlerësuar pritshmëritë e këtij treguesi sugjerojnë se në periudhën qershor 2022- qershor 2023, sektori bankar ka regjistruar më shumë kredi të reja me probleme, të cilat pritet të pasqyrohen në dobësim të treguesve të cilësisë së kredisë.

Deri në fund të qershorit 2023, fluksi i kredive të reja me probleme ishte sa 2.2% e kredive të rregullta, nga 2.1% që kishte qenë një gjashtëmujor më parë dhe 1.8% që kishte qenë një vit më parë. Ky tregues mat fluksin e ri të kredive me probleme ndaj tepricës së kredive të rregullta në fund të periudhës.

Ai ka shënuar vlerën maksimale prej 5% gjatë vitit 2019, dhe një rritje të përkohshme deri në nivelin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2021.

Nga ana tjetër, norma e dështimit që tregon shpejtësinë me të cilën akumulohen kreditë e humbura në krahasim me portofolin e përgjithshëm të kredisë, rezultoi 1.2% duke u rritur ndaj fundit të gjashtëmujorit të kaluar dhe ndaj një viti më parë.

Ky tregues mat fluksin e ri të kredive të humbura gjatë një viti ndaj tepricës së përgjithshme të kredisë, me përjashtim të kredive të humbura. Rritja e normës së dështimit gjatë 12 muajve të fundit sinjalizon një ekspozim më të lartë ndaj rrezikut të kredisë.

Norma e rikuperimit të kredive me probleme shënoi rënie në 10% nga 16% një vit më parë. Ky tregues mat fluksin e ri të kredive me probleme që kanë kaluar në klasat performuese ndaj tepricës së kredive me probleme në fund të periudhës. Rënia e këtij treguesi tregon ngadalësim të aftësisë së bankave për të rikuperuar kreditë me probleme.

Megjithëse treguesit plotësues të cilësisë së kredisë paralajmërojnë që raporti i kreidve me probleme mund të rritet më tej, mbulimi me kolateral i kredisë, sipas Bankës së Shqipërisë, mbetet në nivele të mira. Në mesin e këtij viti, portofoli i kredisë bankare ishte i mbuluar me kolateral në masën 79%, nga 74% një vit më parë. K

reditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zënë peshën kryesore ose rreth 67% të kredisë së kolateralizuar dhe 52% të tepricës së kredisë. /Monitor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne