Zyrtari izraelit: Nuk ka përparim në bisedimet rreth armëpushimit në Gaza

Nuk është arritur asnjë përparim në bisedimet indirekte me Hamasin për një armëpushim në Gaza ose një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, tha një zyrtar izraelit. Një zyrtar izraelit emri i të cilit nuk u bë i ditur, për transmetuesin publik izraelit, KAN tha: “Ndërkohë, nuk ka asnjë përparim në negociatat me Hamasin”.

Zyrtari shtoi se grupi Hamas nuk është fleksibël dhe po përshkallëzon kërkesat e tij, por tha se bisedimet janë në vazhdim. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli të hënën për një iniciativë izraelite për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, por nuk dha detaje.

Sipas lajmeve të mediave perëndimore, më herët Hamasi kishte refuzuar ofertën izraelite për një pauzë dymujore të luftimeve në këmbim të lirimit të organizuar të pengjeve. Hamasi besohet se mban gati 136 izraelitë pas sulmit të tij ndërkufitar më 7 tetor.

Izraeli që atëherë ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse kundër Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 25.700 palestinezë dhe duke plagosur 63.740 të tjerë. Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë sipas shifrave zyrtare.

Përpjekjet ndërmjetësuese nga Egjipti, Katari dhe SHBA deri më tani kanë dështuar të sigurojnë lirimin e një grupi tjetër pengjesh pasi Hamasi kërkon t’i jepet fund ofensivës vdekjeprurëse të Izraelit kundër Gazës. Një marrëveshje në nëntor çoi në lirimin e 81 izraelitëve dhe 24 të huajve në këmbim të 240 palestinezëve, përfshirë 71 gra dhe 169 fëmijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne