Muxhahedinët iranianë ngatërrojnë letrën higjenike me letër zumpara

NGA GJERGJI THANASI

Nga një shkrim i z.Muhamed Veliu për Gazetën Shqiptarja.com mësuam se përfaqësuesit e grupacionit, organizatës, kultiti të Madam Rajavi-t me seli (kamp, kazerma) në Manzë të ndodhur gjithnjë e më shumë nën prozhektorët e medias ndërkombëtare (TV, gazeta, agjensi lajmesh etj.) ndër më prestigjozet kanë vendosur të kundërsulmojnë mediatikisht. Në kundërsulmin e tyre janë marrë edhe me mua personalisht. Në këtë shkrim do të kenë parathënien e përgjigjes time.

Pleqve dhe plakave MEK ish terroristë aktualisht të pa Atdhe (apolidë), të cilët janë strehuar në Shqipëri si persona të mbrojtur për arsye humanitare u kujtoj me modesti se duke më sulmuar mua me gjtihfarë shpifjesh, përrallash e idiotësira thjesht më kujtuan Shqipërinë komuniste të para vitit 1990. Këta pleq e plaka ish kriminelë aktualisht të pa Atdhe në mënyrë të sintetizuar dhe figurativisht mund të them se duke u gërricur me mua kanë ngatërruar letrën higjenike me letrën zumpara! سمباده

 

Për publikun po sqaroj një nga një akuzat e tyre idiote, jo vetëm për t’i hedhur poshtë ato, por edhe për të gicilitur paranojën e këtyre “fosileve” të kriminalizuara, të mbetura ende në qarkullim nga një epokë e shkuar.

  • MEK-sa mos gënjeni trashë për incidentin e 22 marsit 2018, kur segmente kuislinge të policisë shqiptare të urdhëruara nga ju (keni lënë dhe gjurmë si xhahilë, që jeni), ndaluan 2 gazetarë iranianë. Brenda 3-4 orëve i liruan dhe u kërkuan falje (dokumentuar me regjistrim audio në shqip, anglisht e me ndonjë frazë në gjuhën Farsi). Si ka mundësi që policia shqiptare liron terroristët dhe u kërkon falje?!?!? Jeni në metro o pleq ish kriminelë aktualisht të pa Atdhe?!?!?!? Këta 2 “terroristët” iranianë erdhën në Shqipëri me ftesën me shkrim të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Baba Mondit. A besoni ju more të mjerë, që Baba Mondi është bashkëpunëtor me terroristët iranianë?!??!?! Dy “terroristët” u ndaluan gjatë festimeve të festës së bektashinjve, Sulltan Novruzit në ambientet e Kryegjyshatës në Tiranë, nja 30 Km larg kampit, kazermës, vendbanimit tuaj në Manzë. Mos vallë këta terroristë me prezencën e tyre në këtë ceremoni donin të kryenin akt terrorist kundra mikpritësit të tyre Baba Mondit apo edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që ishte pjesëmarrës në këtë ceremoni?!??!?! Dy “terroristët” iranianë hynë në Shqipëri me vizë të rregullt të lëshuar nga Kryekonsullata e Shqipërisë në Stamboll madje pa pagesë (gratis). Mos vallë ore mjeranë, diplomatët tanë në Stamboll janë bërë jatak për terroristët iranianë?!??!?!?! Kërkjoni kuislingëve tuaj jo inteligjentë pjesë e shërbimit iteligjent shqiptarë, që për informacione të mëtejshme të lexojnë shkrimin tim në linkun: https://www.cna.al/2018/03/26/dy-terroristet-iraniane-aprofesionalizem-ulerites-apo-thjesht-false-flag-operation/
  • MEK-sat shprehen se gazetari dhe shtetasi anglez Arron Reza Merat është iranian famëkeq i lidhur me regjimin iranian. U bëj apel diplomatëve britanikë në Tiranë, që urgjentisht të lajmërojnë MI 5 dhe MI6, për këtë spiun të rrezikshëm iranian, që na e zbuluan MEK-sat tanë në Tiranë. Me që jemi këtu diplomatët britanikë në Tiranë urgjentisht të informojnë shërbimin inteligjent anglez se MEK-sat e Manzës kanë zbuluar edhe një spiune të rrezikshme iraniane (shtetase britanike) të quajtur Anne Singleton, me të cilën unë kam qenë pjesëmarrës nëntorin e shkuar (jo dhjetor sic kanë informuar gabimisht shikasit tanë kuislingë dhe aspak inteligjentë) në një aktivitet publik, seminar, uork shop në Tiranë, aktivitet ky i pasyruar në mediat elektronike, të shkruara, me filmime në You tube, dhe me foto në Facebook-un tim personal. Për lexuesit shqiptar po ofroj linkun e shkrimit më të fundit (me bashkëpunëtor) të këtij Arron Merat, “spiunit” iranian për gazetën më serioze britanike “The Guardian”. Linku: https://www.theguardian.com/us-news/2018/jun/30/rudy-giuliani-mek-iran-paris-rally
  • Pleqve dhe plakve ish terroriste aktualisht të pa Atdhe (apolidë) po u sqaroj se unë në Manzë shkova si përkthyes me gazetarin britanik, jo si bashkëautor i shkrimit të tij. U kujtoj MEK-save të mjerë, që kuislingët e tyre shqiptarë të shkojnë të verifikojnë në Fakultetin Histori Filologji në Tiranë, për të parë se realisht jam diplomuar për anglisht në vitin 1988, ndër të tjera edhe për të kryer rolin e përkthyesit profesionist me gojë dhe me shkrim (interpreter&translator). Nuk e fsheha identitetin tim, sepse u paraqita MEK-save një dokument identifikimi legal timin, pasaportën ndërkombëtare. Me vete kisha edhe kartën e identitetit, edhe lejen e drejtimit të automjetit edhe kartën e gazetarit edhe leje për hyrje në Portin e Durësit. U dhashë pasaportën, se si dokument përmban më shumë info dhe kisha dyshim se trajnimi, që u kanë dhënë thuajse 30 vjet më parë djemtë e Abdul Al-Bajati-t të Drejtorisë së 9-të të Mukhabaratit të Sadam Hysejnit ka qenë i cekët, i mangët dhe tepër rudimentar. MEK-sat në mënyrë shumë aprofesionale fotografuan dhe u dokumentua nga ana ime,  jo vetëm faqen e pasaportës me të dhënat e mija personale, por edhe cdo faqe pasaporte, ku kishte vula hyrje dalje të mijat sa herë kisha udhëtuar jashtë shtetit nga dhjetori 2010! U kujtoj MEK-save se jo ata, jo e jo por edhe punonjësit e kompanisë së sigurisë dhe ruajtjes fizike “Argon” nuk kanë juridiksion të kontrollojnë dokumente identiteti të shtetasve shqiptarë apo të huaj jashtë rrethimit të kampit, kazermave, vendstrehimit te MEK-save në Manzë. Dokumentin tim dhe të personit, që ngiste makinën në pronësi të sime shoqeje ua dhashë si për të testuar profesionalizmin e këtyre ish terroristëve edhe për hir të punonjësit të  Kompanisë “Argon”, i cili është njeri pozitiv, që me atë punë ushqen familjen!
  • Te kampi juaj në Mnzë nuk erdha si reporter, por si përkthyes, gjithsesi meqenëse unë sipas “zëdhënëses” suaj: “Ai bën pjesë në rrjetin e shqiptarëve, që punojnë me ambasadën iraniane.”, publikisht do tiu gicilis paranojën tuaj të skajshme. Përderisa ende kam një kujtesë shumë të mirë thuajse fotografike, gjatë qëndrimit jashtë kampit tuaj, jashtë portës (gate), shpesh edhe në asfaltin e rrugës publike, po ju informoj publikisht se vura re ndër të tjera këto gjëra:
  1. Punimet në kampin tuaj po i kryen Kompania “Victoria Invets” me pronar z. Fatmir Kuqin”. Kam thuajse të fotografuar në mendje, llojet, markat dhe targat e mjeteve të kësaj kompanie, që hynin e dilnin në kamp.
  2. Ndër nënkontraktorët e punimeve vura re tre firma të ndryshme. Për të mos menduar se po bllofoj po përmend njerën prej tyre Kompania “Beton 5”.
  3. Fiksova llojet dhe markat e armëve të brezit të punonjësve të kompanisë “Argon” si edhe tipin dhe markën e radiove të tyre të dorës (Ëalkie-talkie).
  4. Fiksova markën e tipin e radiove të dorës të përdorur nga dy prej MEK-save, që ishin si bicim shefash, njëri prej tyre në vitin 1991 si tankist me “Assad Babilon” i ka pas lyer zinxhirët e tankut të vet me gjak grash, fëmijësh, pleqsh e plakash shiitë në fshtrat në zonën ligatinore afër Basrës dhe deri thuajse në periferi të Portit iraken Um-Qasser!
  5. Ju premtoj se do ta investigopj me kujdes e do ta bëj publike në detaje procedurën e marrjes së lejeve nga autoritetet shqiptare për vendosjen e antenave për të tilla radio marrëse-dhënëse!
  6. I kam të fotografuara në mendje llojet, markat dhe targat e mejteve të transportit, që i conin jashtë kampit punonjësit shqiptarë. Hollësi të tilla janë të rëendësishme për të kuptuar marëdhëniet MEK-se-shqiptare
  7. Kam të fiksuar në kujtesë edhe detaje të tilla si tipin dhe markën e pasqyrës teleskopike, që shërbente për kontrollin nga poshtë të shasisë së automjeteve, që hynin e dilnin në vendbanimin e MEK-save. Urime e keni më cilësore sesa ajo, që përdor garda për kontrollin e automjeteve në hyrjen anësore të Kryeminsitrisë (SIC!).

Duke huazuar nga kryeministri dhe kryerilindasi im Edvin batutën famose: Prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma, ju siguroj o MEK-sa të mjerë se në pjesën e dytë të përgjigjes sime do të trajtohen tema të tilla si: 1) Kampi Ashraf 3 ose Ferma e Kafshëve e Xhorxh Oruellit. 2) Kryerilindasi Edvin shpreson të përdorë MEK-sat si celsa kopilë (master key) për të hapur derën e Zyrës Ovale. 3) Hollësi sesi do t’i shoqëroj të tjerë gazetarë të huaj deri te porta e “Ferëms së Kafshëve” të Madam Rajavi-t. 4) Surrati publik i MEK-ut dhe rregulli i dëgjimit të dy këmbanave në gazetari . 5) Shqiptarët përgjithsisht nuk i durojnë cibanët e huaj dhe nuk i lejojnë të komandojnë në Shqipëri. 6) Nga Ruskik Haza! Në Shporruni MEK-sa kjo është dialektike!

E gjithë kjo histori me ju o MEK-sa filloi nga shkrimi im në këtë linkun këtu: https://www.cna.al/2017/11/24/kryeministri-edvin-do-strehoje-ne-shqiperi-familjaret-e-terroristeve-te-isis-it/

MEK-sa nesër avazi! Nesër avazi!/ GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne