Raporti me poshte eshte nje raport policor apo i Sherbimit Information Shqiptar i botuar ne Fax Web me date 23 mars 2018. Ky raport tregon numrin e sakte te xhihadisteve iraniane ne Shqiperi, luften qe ata kane me njeri tjetrin, konfliktet dhe vrasjet qe i kane bere njeri tjetrit ne te kaluaren dhe historine e terrorizmit te kesaj organizate. Raporti ve ne pah sulmin agresiv dhe kercenimet me vrasje qe MEK-u po ben kunder dezertoreve te cilet kane vendosur te braktisin xhihadin dhe deradikalizohen ne Shqiperi, te cilet i akuzojne si agjente te Iranit. Policia dhe SHISH-i shqiptar po i merr seriozisht kercenimet me vrasje qe MEK-u po ben kunder xhihadisteve te deradikalizuar ne Shqiperi dhe i ka vene nen mbrojtje nga mundesia e vrasjes se tyre nga ekstremistet e Marjam Rajavit.

Organizata e xhihadisteve iraniane e njohur ndryshe si Moxhahedin el Halk (MEK), Rajavi Cult apo Keshilli Kombetar i Rezistences se Iranit eshte nje organizate me prezence ne Shqiperi qe nga viti 2013, e cila ne menyre te vazhdueshme ben thirrje terroriste per lufte te dhunshme kunder Iranit, duke thyer keshtu ligjet shqiptare, kodin penal shqiptar i cili denon me burg thirrjet per lufte dhe nxitjen e terrorizmit. Meqenese MEK-u eshte sjelle ne Shqiperi nga sherbimet sekrete amerikane dhe perdoret si organizate diversante dhe terroriste kunder Iranit dhe mbrohet nga senatore ekstremiste amerikane sikur John Bolton apo John McCain, shkelja e ligjit qe MEK ben injorohet nga autoritetet shqiptare, ashtu sikur autoritetet shqiptare dhe kosovare injoruan prezencen e xhihadisteve tekfiriste ne Shqiperi dhe Kosove te cilet benin thirrje ne vitin 2011 deri ne 2013 per xhihad kunder Sirise dhe me pas iu bashkuan organizatave terroriste sikur ISIS-i apo Xhehbet al-Nusra. Me poshte eshte raporti i botuar ne Fax Web i cili tregon situaten e MEK-ut ne Shqiperi:

SITUATA

Aktualisht në territorin e Republikes se Shqiperise jane strehuar 2745 shtetas iraniane te ardhur prej disa vitesh.

Keta shtetas jane pjese e organizates MEK e njohur ndryshe si opozita iraniane.

Ardhja ne vendin tone e azilkerkuesve iraniane anetare te Organizates se Muxhahedineve te Popullit te Iranit, mund te sjelle implikime ne sigurine e brendshme, pasi keta individe jane te indoktrinuar thellesisht, kane qene pjese e strukturave ushtarake, kane marre pjese ne luftime dhe ne akte terrori.

Mojahedin e Khalq ose organizata e Muxhahedineve te Popullit te Iranit, e njohur ndryshe si MEK dhe OMPI, eshte nje grup revolucionar Marksist-Islamik i themeluar ne vitin 1965.

Sipas informacioneve te grumbulluara deri me tani rezulton se:

Ne date 06.01.2018 nje shtetasi Iranian (Hasan Bidi), ish anetar i MEK (i shkeputur), banues ne Tirane, ka bere kallzim ne komisariatin Nr.1, pasi eshte kanosur me jete nga disa anetare te MEK.

Ne date 09.02.2018 tre shtetas iraniane (Bahman Azam, Sandohllah Seyfi, Manouchehr Abdi) ish anetare te organizates MEK (te shkeputur), banues ne Tirane, kane bere kallzim se jane kanosur me jete nga disa anetare te MEK.

Ne date 12.02.2018 ne televizionin Top Channel ne emisionin Fiks Fare jane transmetuar tre intervistime te shtetasve iraniane ( muxhahidine te shkeputur nga MEK) te cilet kane shprehur mendime kunder ideologjise se organizates MEK dhe kane pohuar se ju eshte kanosur seriozisht jeta (nga MEK) ne lidhje me propaganden e tyre kunder MEK-ut.

Ne lidhje me keto situata nga te dhenat e marra ne menyre operative eshte mesuar se:

Me pare ne Irak kane ndodhur vrasje te ish-anetareve te kesaj organizate te shkeputur prej saj pasi ata kane dale publikisht duke iu kundervene veprimtarise se organizates me qellim demtimin e kauzes se saj.

Nga sa shihet me lart dhe intervistimet e dhena nga shtetasit iraniane ne emisionin Fiks Fare te dates 12.02.2018 si dhe kallezimet e bera prane komisariatit te Policise nga keta shetas, koha, menyra e te vepruarit, sjelljes se tyre eshte e ngjashme si menyre “Modus Operandi” me nje situate te ndodhur me pare ne Irak.

Ne vijimesi duke pare indikacionet e veprimeve dhe sjelljeve te shtetasve ne fjale te cilet aktualisht jane te shkeputur nga kjo organizate, ka dyshime te arsyeshme se kjo situate  eshte e njejte me ate qe ka ndodhur me pare ne Irak e cila eshte pasuar me vrasje.

Mek ishte aktiv gjate revolucionit islamik iranian, por strukturat shteterore te instaluara pas revolucionit e konsideruan si kercenim. Me qellim mbijetesen, grupi u detyrua te kaloje ne legalitet dhe ne vitin 1981 drjetuesi i kesaj organizate Massoud Radjavi, eshte arratisur ne France ku krijoi edhe Frontin Kombetar Iranian te Rezistences (FKIR).

Ne vitin 1986 MEK krijoi Ushtrine Clirimtare Kombetare te Iranit ne Irak (UCKI) dhe luftuar kunder Iranit ne krah te Sadam Hyseinit.

Ne vitin 1990, MEK ka pasur kampe te shumta trajnimi ne Irak dhe ka ndermarre atente te shumta ne drejtim te Iranit.

Ne vitin 1997, MEK u fut ne listen amerikane si organizate terroriste dhe me pas ne listat evropiane dhe kanadeze.

Pas sulmeve te 11 shtatorit 2001, Mek ndryshon strategji dhe braktisi ne menyre progresive atentatet. Ne vitin 2003, pas sulmit amerikan ne Irak, MEK shpalli c’armatosjen e U.C.K.I-se dhe mbajti vetem kontrrollin e kampit “Ashraf”.

Me date 01.01.2009, kampi “Ashraf” me nje siperfaqe 36km2, kaloi nen kontrrollin e forcave Irakiane.

Me date 26.01.2009, pas nje lobimi ne Britanine e Madhe, MEK arriti te dilte nga lista Evropiane si organizate terroriste.

Me date 28.07.2009, forcat irakiene te sigurise u futen ne kampin “Ashraf”, per te instaluar nje poste policie, por muxhahidinet kundershtuan me dhune, duke i detyruar irakienet te perdorin forcen. Si pasoje, 8 njerez humben jeten, dhjetera u plagosen dhe 36 muxhahidine u arrestuan.

Me date 15.12.2009, forcat irakiene tentuan perseri te nxjerrin jashte kampit banoret e “Ashraf”, por perballe qendrimit kundershtues te muxhahidineve, si dhe per te mos perdorur dhunen, forcat irakiene u detyruan te terhiqen.

Me date 08.04.2011, forcat irakiene tentuan te marrin nje pjese te kampit “Ashraf”. Si pasoje e perplasjes humben jeten 34 persona dhe rreth 300 u plagosen.

Pas shume negociatash, MEK pranoi qe muxhahidinet te kalonin nga kampi “Ashraf” ne kampin “Liria”.

Keta shtetas jane strehuar dhe akomoduar ne vendin tone ne kuader te nje marreveshjeje me UNHCR kryesisht ne zonen e Vores, kompleksit “Shato Linza” dhe vendbanime te tjera te marra me qira ne zonen e qarkut Tirane dhe Durres.

Nga informacionet e fundit reszulton se deri me tani ne Manez, Durres ku po ndertohet kompleksi jane zhvendosur dhe akomoduar ne cadra dhe ambjente te tjera te pershtatura rreth 1500 anetare te MEK. Siperfaqja e blere eshte 32 hektare.

Po keshtu sipas informacionit te perditesuar numri i anetareve te MEK sipas statusit dhe pozicionit eshte si vijon:

Ne vendin tone jane rreth 2745 anetare te MEK.

11 anetare kane vdekur.

80 jane larguar nga vendi yne me dokumente te rregullta.

65 jane larguar ilegalisht.

Muxhahedine qe vazhdojne anetare te plote te Mek dhe ndjekin rregullat e tyre te jeteses jane 2621.

Muxhahedine te shkeputur nga MEK, jane 124 persona.

Pas akomodimit ne vendin tone, nje numer prej rreth 124 anetare te MEK jane shkeputur nga kjo organizate duke dale kunder ideologjise se kesaj levizje sektare.

Se fundmi ndaj anetareve te larguar nga organizata jane kryer disa kercenime duke i etiketuar te shkeputurit si tradhetare dhe spiune ne sherbim te Ambasades se Iranit ne Tirane.

858